Makijazhi dhe thonjte e vjeshtes ngjyrosen me bordo

Prej vitesh tashme, makijazhi dhe thonjte e vjeshtes ngjyrosen me bordo.

Bordeaux, burgundy apo marsala. Ka disa emra me te ciles mund t’i drejtohemi ketij tonaliteti.  Por rendesi nuk ka kjo. Rendesi ka fakti qe eshte ngjyra me trendi e momentit per makijazhin, thonjte, floket, por edhe veshjeve.

Makijazhi

Mes ngjyrave më të dashura , bordo-ja meriton një vend të veçantë. Mbi te gjitha per sezonin vjeshte-dimer. Nje ngjyre e ngrohte ne te erret, qe i ngjan edhe stines. Si vera që mban emrin, bordoja zë vend kryesor në vjeshtë dimër 2016-2017 si ngjyra protagoniste, jo vetëm në modë, por edhe në make up.

Thonjte

Ngjyrë që nuk kalon pa u vënë re, bordoja ‘vesh’ thonjtë e sezonit me nuancat e saj të frymëzuara nga gjethet e vjeshtës. Për të bërë një zgjedhje më të mirë dhe për të pasur një manikyr të kuruar zgjidhni këtë ngjyrë të thellë dhe pa kompromise.

Te gjitha femrat e famshme po e ndjekin kete tendence ne daljet e tyre publike. Edhe modelet e makijazhit ne profilet e ndryshme te Instagramit gjithashtu. Dhe nuk kane se si te mos e bejne. Tonet e ngrohta të kësaj nuance, të përdorur për buzët dhe thonjtë, të krijojnë efektin e një make-up prej dive, të cilit nuk i reziston dot.

femra-moderne.com