Melania Trump është 46 vjeçe, sllovene dhe mbërriti në Amerikë për t’u bërë modele
Bashkëshorti mbërriti në Shtëpinë e Bardhë mbi kërcënimet e vazhdueshme ndaj emigrantëve, por edhe ajo, Melania Trump është e huaj, emigrante: është 46 vjeçe, sllovene dhe mbërriti në SHBA për të bërë modelen. Tani është “First Lady” e re.
Melania është gruaja e tretë e presidentit të ri të SHBA-ve, i 45-ti. Në dokumente quhej Melania Knavs, pastaj e “gjermanizoi” Knauss. Ajo lindi në 16 prill 1970 në Novo Mosto, qytet i Sllovenisë që deri në vitet ’90 ishte pjesë e ish-Jugosllavisë. I ati shiste makina, ndërsa nëna bënte stilisten e veshjeve për fëmijë. E rritur në një banesë modeste me të motrën më të vogël, zbuloi se kishte një vëlla më të madh, “fryt” i një marrëdhënieje jashtëmartesore të të atit.
Melania ka pasur edhe një të shkuar profesionale në Itali. Në moshën 16-vjeçare ndërmori karrierën e modeles dhe nënshkroi një kontratë me një agjenci në Milano, qytet në të cilin ka punuar – pas një frekuentimi të shpejtë në Universitetin e Ljubjanës – para se të transferohej në vitin 1996 në Nju Jork. Nuk i është dashur shumë të sfilojë mes pasarelave dhe ka punuar me fotografë të njohur si Patrick Demarchelier dhe Helmut Newton. Revista si Harper’s Bazaar (Bullgari), Vanity Fair (Itali), GQ e Sports Illustrated e kanë publikuar shpesh në kopertinat e para të tyre.
Melania takoi atë që do të bëhej më pas bashkëshorti i saj në një festë në Nju Jork në vitin 1998. Fillimisht refuzoi të dalë me të, por në fund Donald Trump dhe modelja u fejuan zyrtarisht në 2004-ën. Një vit më vonë, çifti celebroi dasmën e tyre në një ceremoni të jashtëzakonshme në Palm Beach në Florida, ku morën pjesë njerëz të famshëm dhe “Vip”-a të Amerikës, mes të cilëve basketbollisti Shaquille O’Neal dhe çifti presidencial i atëhershëm, Bill Clinton e Hillary Clinton. Kjo e fundit, e cila u mund nga Trump në garën për Shtëpinë e Bardhë, ishte asokohe senatore e Nju Jorkut.