Kështjella Neuschwanstein është kështjella më e famshme në Gjermani, që njihet si kështjella e Bukuroshes së Fjetur.
Në botën reale, kështjella e Disneyland-it u frymëzua nga shtëpia e monarkut bavarez, Mbretit Ludvig II. Pjesë e sharmit të saj është vendndodhja strategjike. E vendosur lartë në një dalje shkëmbore të fshatit gjerman Hohenschangau, ajo ka një bukuri frymëmarrëse.
Sekretet e Mbretit Ludvig II
Këtu janë disa sekrete prapa fasadës së famshme dhe pronarit të saj të pazakontë:
Mbreti Ludvigu II q ë e ngriti, ishte shumë misterioz. Sipas legjendave, ai i tha kujdestares së tij: “Dua të mbetem një mister i përjetshëm ndaj vetes dhe ndaj të tjerëve”. Më shumë se sa i çuditshëm, atij i pëlqente të bënte gjëra të ndryshme nga të tjerët, për shembull i veshur me një kostum të lashtë kalëronte nëpër male, e disa i thoshin Parzival, kalorësi që gjeti Gralin e Shenjtë.
Ai kishte botën e vet të fantazisë dhe kështjella Neuschwanstein ishte një fantazi e bërë realitet. Kështjella u dizejnua në stilin roman, gotik e bizantin, të përziera së bashku dhe dhoma e fronit të saj njihet si Salla e Gralit të Shenjtë.
Shijet e mbretit nuk ishin të lira dhe në vitin 1885, me vetëm 15 nga 200 dhoma të kompletuara, ai mori borxh 14 milionë marka gjermane (8 mln dollarë sot). Një vit më vonë, qeveria e tij e shpalli të çmendur dhe e konsideroi të pa aftë për pushtetin. Një ditë pasi Mbreti Ludvig u shpall i çmendur, ai vdiq në mënyrë misterioze në ujërat e cekëta të liqenit Starnberg, edhe pse ishte një notar i shkëlqyer. Edhe doktori që e diagnostikoi atë u vra.
Keshtjella ne ditet e sotme
Kështjella u hap për vizitorët vetëm 7 javë pas vdekjes së tij dhe u bë një burim fitimprurës i të ardhura për Shtëpinë Wittelsbach, që megjithatë nuk zgjati shumë si pushtetare e Bavarisë.
Sot ajo vizitohet nga 1.3 mln njerëz çdo vit.
Pamjet më të mira të kështjellës nuk gjenden brenda vetë kështjellës, por nga Marienbrucke, “Ura e Merit”. Ura ofron pamje fantastike të kështjellës. Është një kodër e përpjetë ku duhet të ecësh 30 minuta në këmbë nga Hohenschvangau. Për një pamje akoma më të mirë dhe këndvështrim tjetër, mund edhe të ngjiteni përtej urës, ku pamja është më e bukur. Burimi: ATA