Krem me avokado dhe gjize

Nje salce kremoze me avokado dhe gjize qe mund ta pergatisni per 10 minuta. 

Ne kete recete do ju tregojme se si te krijoni nje vakt te perbere nga kremi i avokados i perzier me gjize, buka e thekur, domate-qershi dhe vezë e zier pa lëvozhgë. Por nese deshironi, mund te beni vetem receten e kremit me avokado, qe ta perdorni per

antipaste ose si shoqeruse e pjatave kryesore. Hap hap hapi lexoni me poshte.

  • Per: 4 persona
  • Koha e pergatitjes: 5 minuta
  • Koha e gatimit: 20 minuta

Perberesit

  • 1 avokado e pjekur, e qeruar dhe e prere ne kuba
  • 250 g gjize
  • ½ limoni
  • 3 luge vaj ulliri ekstra i virgjer
  • 4 feta te trasha buke fshati
  • 12 domate-qershi
  • 4 vezë te ziera pa lëvozhgë
  • kripe, piper

Receta: Sallate me karkaleca deti, avokado dhe salce limoni

Menyra e gatimit

  1. Parangrohni furren ne 200°C.
  2. Vendosni domatet ne tepsi, sperkatini me kripe dhe piper dhe 1 luge vaj ulliri. Futi ne furre dhe piqini pak per 12-15 minuta ose derisa lekura e domateve te duket qe eshte pjekur.
  3. Nderkohe, grini avokadon, shtoni gjizen dhe lengun e saposhtrydhur te nje gjysme limoni. Shtoni kripe dhe piper per shije. Perzijeni me shpejtesi te ulet qe perberesit te bashkohen mire me njeri tjetrin.
  4. Thekni fetat e bukes qe te marrin nje ngjyre te arte. Perhapni kremin me avokado dhe gjize mbi fetat e ngrohta e te thekura te bukes.
  5. Sherbejeni me domatet e pjekura, veze te zier pa levozhge dhe sperkateni me vajin e ullirit.

    Keshille

    Shtoni pak spec te kuq djeges te sapo grire per t’i dhene nje shije me pikante pjates tuaj.

Receta: Avokado me veze, pjekur ne furre

femra-moderne.com