Topuz balerine i perzier me gershet eshte nje model hibrid i dy kapjeve me te preferuara te flokeve te gjate.
Imagjinoni te bashkoni dy kapje shume te kendshme flokesh: nje topuz lart dhe nje gershet. Nese keni deshire te provoni dicka te re dhe ndryshe nga ajo e zakonshmja dhe deshironi te provoni nje kapje unike flokesh, shikoni kete. Ben edhe per te shkuar ne pune, edhe per te dale me miqte, edhe per nje feste. Nje model i kendshem qe gjithkush do ta pelqente.
- Uleni koken poshte dhe vendosni pak pomade flokesh me baze uji ne rrenjet e flokeve. Kjo e lehteson berjen e gershetit, por edhe e ben me te qendrueshem qe te mos dalin fijet.
- Me koken ulur filloni te thurni nje gershet nga qafa drejt majes se kokes. Ndaloni gershetin aty ku doni te filloni berjen e topuzit.
- Lidhini te tria pjeset e gershetit se bashku me nje llastik transparent.
- Vazhdoni te qendroni me koke poshte. Tani mblidhini te gjitha floket bashke ne nje bisht. Sigurohuni qe e keni bishtin ne qender te kokes dhe lidhini me nje llastek tjeter.
- Krihni floket ne te kundert me nje kreher ose furce flokesh per t’i dhene pak volum.
- Mblidhini floket per te formuar nje topuz klasik. Fiksojeni topuzin me ndihmen e karficave dhe sperkateni me pak llak.