Bisht i kapur nyje: eshte nje model chic qe pershtatet me shume tek floket e gjate ose mesatare.
Nxitoni per ne pune dhe nuk keni shume kohe te merreni me floket? Bishti eshte zgjidhja juaj e pare per te gjitha rastet e tjera, por kesaj radhe deshironi te beni dicka ndryshe nga e zakonshmja? Ky model flokesh disi i crregullt, eshte nje zgjidhje e mire edhe per te dale nje pasdite.
Me hapa te thjeshte e te shpejte mund te realizoni nje model flokesh shume te kendshem dhe chic. Ne po ju tregojme se si.
Hapi 1: Krihni floket dhe ndajini ne mes ne pjesen e pasme te kokes, duke krijuar dy seksione.
Shikoni edhe: Topuz balerine i perzier me gershet
Hapi 2: Lidhini dy tufat e flokeve ne nje nyje.
Hapi 3: Lidhini edhe nje here ne te njejten menyre, per te krijuar nje nyje tjeter. Sigurojini nyjet me ndihmen e karficave, duke i kapur prane qafes.
Pamja perfundimtare: Ta-da! Chic, me pamje te crregullt dhe shume sexy.
Se shpejti do ju prezantojme edhe menyra te tjera per te kapur floket. Nderkohe duam t’ju pyesim: a ju pelqeu ky model per t’i lidhur floket nyje? Presim komentet dhe opinionet tuaja.