Deshironi t’i beni vete kaçurrelat qe shikoni neper modelet e ndryshme te flokeve? Mos u shqetesoni, ne do ju tregojme se si…
Ju duket diçka e ndërlikuar? Jo me të vërtetë. Kaçurrelosja e flokëve mund të kërkojë pak më shumë art se drejtimi i tyre, por ka të njëjtat parime. Zgjidhni një mashë që është me forma, punoni në seksione të vogla dhe mos u ngutni asnjëherë.
Jepini vetes rreth 45 minuta per te arritur kete rezultat. Kjo është mënyra për t’i bërë kaçurrelat vete:
Hapi i parë
Spërkatini flokët tuaj me llak të ndritshëm, pastaj ndajini në mes. Merrni mashën për krijimin e kaçurrelave dhe fillojeni punën nga pjesa e prapme e kokës në pjesën e përparme, duke i veçuar seksionet e sipërme, për të arritur deri në ato më të thella.
Hapi i dytë
Veproni në të gjithë masën e flokëve rreth e rrotull kokës, duke u siguruar që t’i formoni kaçurrelat sa më afër rrënjëve, por jo ngjitur me to. Kaçurrelat që po ju propozojmë ruajnë rrafshësinë në rrënjë dhe rreth e rrotull kurorës së kokës.
Hapi i tretë
Kur t’i keni mbaruar të gjitha kaçurrelat, uleni kokën poshtë. Shkundini flokët me gishta, për një pamje më të shpupurisur. Aplikoni në përfundim pak serum flokësh te majat.
Nëse mendoni se jeni pak si shumë “e shpupurisur” merreni sërish mashën kaçurrelosëse dhe ribëni kaçurrela disa seksione flokësh andej këndej.