Keto jane esencat më të mira që ju largojnë urinë nervore dhe ju ndihmoje te mos shendosheni, por edhe qe te dobesoheni.
Ne luften tone te gjate kunder mbipeshes, te gjitha mjetet jane te nevojshme. E pse te mos provojme edhe aromaterapine? Mesoni per esencat me te mira, për t’u mbajtur në çantë, për të përballuar kudo çastet e urisë nga nervozizmi.
Për të patur një efekt të menjëhershëm nga aroma, mjafton ta nuhatni drejtpërdrejtë, duke hedhur 1 ose 2 pika esence mbi një shami, asnjëherë mbi lëkurë, sepse mund ta acarojë. Esencat e dobishme për këtë qëllim janë dy llojesh:
- Të ëmbla, të forta, të dobishme për të hequr dëshirën për ushqime të sheqerosura.
- Tonifikuese dhe qetësuese, për të ndërhyrë kundër nervozizmit.
Kundër dëshirës për ëmbëlsira
- Vanilja: shumë e ëmbël, ekzotike dhe në të njëjtën kohë e butë dhe fëminore, bën pjesë midis aromave më efikase për të luftuar dëshirën e ushqimeve të ëmbla: parfumi i saj i butë dhe delikat largon urinë dhe jep kënaqësi.
- Mjalti: një tjetër aromë e shijshme, pa qenë e rëndë. Është një esencë forcëdhënëse, që jep energji ndërkohë që qetëson urinë.
- Kakao: si edhe çokollata, është një aromë e ëmbël dhe ngushëlluese, një përkëdhelje e parfumosur. Ideale për personat që kanë vështirësi të ndjekin një dietë të kontrolluar dhe për ata që ndjehen besimhumbur.
Tonifikuese dhe qetësuese
- Livando: qetëson dhe dhuron paqe.
- Borzilok ose rozmarinë: mesdhetarë dhe të freskët, për të rigjetur energjinë dhe gjallërinë.
- Kanella: dalldisëse, kundër momenteve “jo” të dietës.