Me mire nje smoothie apo leng frutash?

Smoothie apo leng frutash? Le te shohim se bashku disa nga avantazhet e seciles…

Smoothie eshte nje pije e trashe, e bere nga perzierja e frutave ose perimeve te fresketa me perberes te tjere si, uje, akull, produkte bulmeti (qumesht, kos, dhalle, djathe, proteina te hirres, akullore etj.) ose embelsues (sheqer, mjalte, shurup).

  • Ne recetat e ndryshme te pijeve smoothie, mund te shtohen edhe fruta te thata, gjalpe kikiriku, fara, cokollate, suplemente bimore dhe ushqyese. Se sa i shendetshem eshte nje smoothie, kjo varet nga perberesit e saj.
  • Ndryshe nga lengjet e frutave, smoothie-t kane ne permbajtje fibra dietike (tul, lekure dhe ndonjehere edhe fara te frutave), prandaj jane edhe me permbajtje me te trashe. Permbajtja e larte e fibrave ben qe smoothie te jete me i shendetshem se thjesht lengu i frutave.
  • Ne pergjithesi te gjithe smoothie-t, por ne vecanti ato “jeshilet” te cilet kane ne permbajtje perime – shpeshhere shquhen si me te shendetshme per te gjithe njerezit.

Megjithate, mos preferoni te konsumoni smoothie komercial, pasi kane sheqer te shtuar, duke shtuar me shume se dyfishi permbajtjen e tyre me karbohidrate. Prandaj sugjerohen me mire smoothie te pergatitur vete.

  • Fakti qe smoothie mund te gelltitet pa u pertypur, na ben te ndihemi te ngopur, por kjo eshte nje ndjesi qe kalon me shpejt se sa po t’i konsumonit frutat dhe perimet duke i ngrene.
  • Smoothie jeshile jane ato qe kane ne permbajtjen e tyre 40 deri ne 50% perime jeshile – zakonisht perime me gjethe jeshile si spinaq, kale, cikore, selino, ose brokoli. Pjesa tjeter eshte e perbere nga fruta.
  • Por ka disa qe thone se konsumi i tepert i smoothie jeshile nuk eshte shume i mire per shendetin, duke qene se kane permbajtje te larte oksalatesh, qe jane shkaktare te formimit te gureve ne veshka.
  • Edhe pse smoothie eshte nje menyre e shendetshme per te marre shume vlera ushqyese ne nje here, beni mire te mos e teproni me sasine, pasi mund te merrni me shume fruta e perime se sa i nevojitet trupit tuaj, apo dietes qe mbani.

femra-moderne.com