Lura, nje perle mes maleve te Shqiperise

Lura eshte një bukuri e papërsëritshme e vendit tonë

Parku Kombetar i Lures ndodhet ne rrethin e Dibres ne nje distance prej 55 km nga qytetiti i Peshkopise. Rruga me e pershtatshme per te mberritur aty eshte nepermjet anes tjeter nga Kurbneshi, distance me te cilin eshte 30 km.

Parku i Lures ka nje siperfaqe prej 1.280 hektaresh dhe shtihet ne nje lartesi qe varion nga 1.350 deri 1720 metra mbi nivelin e detit , ne faqen lindore te malit Kunore e Lures.

Objektet me terheqese te parkut jane kompleksi i 14 liqeneve akullnajore (prej te cileve 7 kane uje gjate gjithe vitit) te cilet kane nje bukuri te vecante midis pyjeve masiv dhe te vjeter.

Keto liqene gjenden ne lartesine 1.600 metra mbi nivelin e detit dhe kane nje siperfaqe te pergjithshme prej 100 hektaresh. Liqenet kryesore jane liqeni i Madh me 32 hektare, liqeni i Pishes, 13 hektare, liqeni i Zi, 8 hektare dhe ai i Luleve me 4 hektare. Liqeni i Luleve shquhet per bukuri te vecante pasi me vere siperfaqja e tij mbulohet me zambake te bardhe uji dhe pasqyra e tij i ngjan nje lulishteje. Ne dimer siperfaqet e ketyre liqene ngrijne.

Fushat alpine të Lurës janë livadhe të mëdha ku dominon gjelbërimi i barit natyral. Në periudhën e pranverës këto “fusha” mbulohen nga një llojshmëri lulesh dhe një harmoni ngjyrash. Shumica e luleve çelin në periudhën Maj-Qershor.

Lulja e zojës, një nga lulet më të bukura në këtë zonë, rritet në pjesën lindore të Lurës. Ka një kurorë petalesh të bardha dhe në mes është me ngjyrë të verdhë. Zambaku i bardhë dhe zambaku shumëngjyrësh, këto lule rriten brënda në liqen dhe veçanërisht tek Liqeni i Luleve. Manushaqja, një lule që rritet në gjithë Shqipërinë, rritet edhe në zonën e Lurës. Ajo paralajmëron ardhjen e pranverës dhe përdoret si bimë medicinale.

Aktivitet kryesore qe zhvillohen ne parkun e Lures jane eko–turizmi, sportet dimerore, alpinizmi, hipizmi, i cili zhvillohet ne livadhin e quajtur “Fusha e pelave”, i cili gjendet ne pjesen jugore te parkut me nje siperfaqe prej 18 hektaresh.

Flora dhe Fauna

Bimesia e parkut perbehet nga pyjet e vjetera te ahut. Aty rriten edhe drure te tjere si rrobulli, pisha e zeze, bredhi, arneni i bardhe dhe i kuq, panja etj. Fauna perfaqesohet nga ariu i murrme, rreqebulli, dhia e eger, kunadhja, kaprolli. Nga shpendet: gjeli i eger, bufi, mellenjat etj.

femra-moderne.com