Kuriozitete qe nuk i dinit per boten

Ketu kemi permbledhur disa kuriozitete vertete te vecanta per boten ku jetojme, planetin tone, studime te ndryshme dhe fakte interesante.

Nese e gjithe historia e universit do te permblidhej ne nje vit, “Rruga e Qumeshtit” do ishte formuar ne 15 Maj, jeta do te ishte shfaqur ne 21 Shtator, dinosauret do te zhdukeshin ne 30 Dhjetor, njerezit do te modernizoheshin ne 31 Dhjetor ora 23:52, ndersa Kolombi do ta zbulonte Ameriken disa minuta me vone, ne 23:59:58 sekonda!

Imazh i ngjashëm


Ne New York ka aq shume restorante sa mund te hani cdo nate per 54 vjet rrjesht ne restorante te ndryshme…

Rezultate imazhesh për new york hotel restaurant

 


Ndërtimi i Kishës Sagrada Familia në Barcelonë po zgjat më shumë se ndërtimi i piramidave. Ndërtimi i kësaj kishe ka filluar në vitin 1882 dhe ende nuk ka përfunduar!

Rezultate imazhesh për Sagrada Familia


Në fund të çdo viti, Channel dhe Louis Vuitton i djegin produktet e pashitura në mënyre që të mos shiten me çmime të përgjysmuara!

Rezultate imazhesh për Louis Vuitton burning bags


Dritaret e avionit kane 3 shtresa dhe eshte e pamundur qe nje pasagjer t’i thyeje, nese ndonje “i cmendur” e con neper mend nje gje te tille! Gjithashtu, keto dritare kane edhe nje vrime te vogel ne fund, qe sherben per qarkullimin e ajrit midis 3 shtresave dhe nuk i lejon xhamat te thyhen nga presioni i ajrit!

Rezultate imazhesh për airplane windows


Islanda eshte nder te paktat rajone ne bote ku nuk ka asnje mushkonje!

Rezultate imazhesh për iceland


Te vdesesh nga te qeshurat eshte nje menyre e rralle vdekjeje, e cila vjen si pasoje e nje arresti kardiak ose asfiksimi, i shkaktuar nga qeshja. Filozofi grek i antikitetit, Chrysippus, mesohet te kete vdekur nga te qeshurat. Pasi pa gomarin e tij duke ngrene fiq, i tha sherbetorit qe t’i jepte edhe pak vere qe gomari te shtynte fiqte. Duke pare kete pamje, Chrysippus ka filluar te qeshe aq shume sa… vdiq.

Rezultate imazhesh për Chrysippus


Lihtenshtejn (Liechtenstein) eshte i vetmi vend qe ka rreth 30 000 banore dhe rreth 70 000 vende pune, ku punojne njerez nga mbare bota.

Imazh i ngjashëm


Fshati Umoja në Kenia është i vetmi vend në botë ku banojnë vetëm femra dhe asnjë mashkull. Prej vitit 1990 aty strehohen viktimat e përdhunimit, martesës së detyruar në moshë fëminore, dhunës në familje, etj. Liria i ka lejuar keto vajza dhe gra që të fitojnë besim në vetvete. Jetesën banoret e Umoja e sigurojnë përmes shitjes së stolive dhe drejtimin e një kampingu turistik afër fshatit të tyre. 

Rezultate imazhesh për Umoja kenia


Kubi “Rubik” eshte produkti me i shitur i te gjitha koherave, i ndjekur nga iPhone ne vend te dyte!

Rezultate imazhesh për rubik cube


Kjo eshte shtëpia më e izoluar në botë! Ne Islande ekziston një ishull i vogël i quajtur Ellioaey, ku është e ndërtuar një shtëpi e vetmuar, e cila ka shkaktuar shumë spekulime zbavitëse. Për të arritur në këtë vend, se pari duhet udhëtuar me aeroplan ose traget deri në Heimae, që është ishulli më i madh, ku edhe duhet të merrni një barkë me qera.

Imazh i ngjashëm


Zviceranët janë kombi i vetëm në botë me një demokraci të drejtpërdrejtë. Kjo do të thotë se çdo qytetar mund të sfidojë çdo ligj dhe të propozojë modifikime ne Kushtetutë.

Imazh i ngjashëm

femra-moderne.com