Tirana e diteve te sotme ne syte e prof. Artan Fuga

Ky shkrim eshte marr nga profili i facebook te prof. Artan Fuga.

Mjerim

Sheshi kryesor i Tiranës po bëhet me majucë, ku nuk shihet më andej këndej.
Si çiban!
Por, le ta bëjnë si të duan. Përsëri do ta prishin.
Puna është se të gjitha buxhetet shkojnë aty, taksat tona shpërdorohen.
Të gjitha rrugët e Tiranës janë lënë gropa – gropa dhe trotuaret si të kafshuara nga qeni, fasadat e shtëpive i ngjajnë atyre të një qyteti ku ka rënë kolera.
Duhet një orë e gjysëm udhëtim me veturë nga Skënderbeu te Shqiponja me doganë. Aq sa duhet të shkosh nga Tirana në Frankfurt me avion.
Dhjetra mijra litra karburant të harxhuara kot çdo ditë, mushkëritë blozë.
Ndërtimi i mbikalimit te Qyteti i Nxënësve u bë tërkuzë.
Rruga e gjerë e hapur për te TEG-u mbetur në ditë të hallit, as ndarëse, as shenja kalimi, as drita, nuk dihet se as ku shkon dhe as nga vjen. Natën aty të merr frika.
Gjithçka e palyer, e pasuvatuar, e pluhrosur në këtë qytet.
Kur shkruajta se “QYTETI KA RËNË” përpara disa vjetësh, pra, ka vdekur, nuk më besuat! Ka vdek!
Meremeto një copë rrugë këtu, shkatërrohen qindra të tjera atje.
Gjithçka është shkep.
Taksat e periferisë po hidhen te sheshi, duke u rrëmbyer banorëve paratë dhe i lënë pa shërbime.
Ndonjë ambulancë e çmendur çan rrugën me vështirësi në trafik. Njeriu brenda tashmë është i vdekur. I vdekur edhe kur ka qenë i gjallë.
Rrugët tmerr dhe pluhur.
Pisllëku e ka përfshirë të gjithë qytetin si asnjëherë tjetër. Nga kazanët e plehrave nga çasti në çast mund të shpërthejë kolera.
Qentë e vaksinuar të Bashkisë zhgërryhen pis rrugëve me veshët e çpuar.
Gjithçka në shkatërrim.
Askush nuk shkon më në orar në punë sepse duhet të kalosh kalvarin e qarkullimit rrugor për të shkuar nga një cep te tjetri i qytetit.
Përtej unazës nis Kandahari, mjerim, pisllëk edhe më i madh, rrugët dhe trotuaret si të bombarduara nga marsianët.
Edhe pemêt e mbjella gjithë shëmti si gardh katundi te parku Rinia po thahen. I ka kapur vrugu i keq.
Perimet dhe rrugët tregtohen në mes të rrugës, në pisllëk dhe qelbërsillëk.
Ku janë një milion pemët që do të mbillnin gënjeshtarët që pasi prishën arsimin e lartë, tani po i vendosin kazmën Tiranës.
Te parku i lodrave te Liqeni, atje ku u betonua, këmbë fëmije për të luajtur.
Jeta në Tiranë është bërë tmerr.
Parkingjet me pangesë buzë rrugëve kryesorë kanë dendur me vetura rrugët dytësore dhe mes pallateve. Duhet të jesh pilot garash që ta fusësh makinën në vrimë të gjelpërës. Vetura të dëmtuara çdo ditë. As ambulancë dhe as zjarrfikëse nuk kalon dot më natën.
Të rrofshin parkingjet e rrugëve me pagesë!
Vizat e rrugëve si mos më keq.
Sonte Tirana e Re ka mbetur pa drita.
Kush administrator stacioni elektrik nuk do të meritonte domate turinjve, pështymë, salcë, në surrat kur mendon se kombi shqiptar në shekulli e 21 nuk siguron dot drita as për qendrën e kryeqytetit të vet.
Semaforëte Tiranës janë pa drita sonte. Shoferët merren vesh në kryqëzim në errësirë. Këmbë polici në to.
Jeta është bërë tmerr.

Nga Tirana në Shkodër mijra tabela qarkullimi sepse rruga ka mbet e pabërë. Në aksin kryesor të kombit të kërkohet edhe me 10 km në orë të ecësh.
Sa një gomar.
Depozitat e ujit nga Katari a Arabia Saudite pis e ndyrësirë mu në mes të qytetit.
Ku është ai pepinua arkitekt që donte të na bëntë pyje të varura në ballkone si urbanizëm futurist?
E si për t’u talluar te ca shkurre aty te rruga para 21 dhjetorit kanë vendosur dritat zbukuruese të festës të Vitit të Ri. U pikaaaaaa neve! Cfarë talljeje !
Festa e Tiranës as u festua as u kujtua, ato të kombit po vijnë e këtë vit po na gjejnë pocaqi.


Artan Fuga, anëtar i Akademisë së Shkencave të Republikës së Shqipërisë, mban titullin “profesor”. Ka mbrojtur gradën e doktorit të shkencave në Shqipëri, në filozofi, si dhe në Francë, në fushën e shkencave të komunikimit dhe të informimit. Më pas, po atje, bëhet titullar i diplomës së doktorit të habilituar në shkencat humane dhe sociale (filozofi). Ka kualifikimin “Profesor i universiteteve”, dhënë nga Këshilli Kombëtar i Universiteteve në Francë. Aktualisht është pedagog në Universitetin e Tiranës.

Per biografine e plote te prof. Artan Fuges, klikoni ketu.


femra-moderne.com