Si te lajme dhe pastrojme spinaqin?

Si te pastrojme spinaqin, ne menyre qe t’i ruajme vlerat ushqyese

Me siguri ju e dini mirë sa e lodhshme është të lash spinaqin, pasi duhet të ndërrosh shumë herë ujin për të arritur tek gjethet e pastra gati për konsum. Por edhe pse eshte e lodhshme ta pastrojme spinaqin, ja vlen i gjithe mundimi. Jo vetem per shkak te shijes se mire qe ka, por edhe per vlerat e shumta ushqyese. Vitaminat qe e bejne spinaqin kaq te ushqyeshem dhe te shendetshem jane, acid folik, niacine, acid pantotenik, piridoksine, riboflavin, tiamin, vitamine A, C, E, K, Sodium, kalium, kalcium, baker, hekur, magnez, manganez, zink, betakaroten, etj.

  • Njera menyre eshte t’i lajmë gjethet e spinaqit në ujë të rrjedhëshëm.
  • Nje menyre tjeter: pasi t’i presesh pjesën e bishtave afër rrënjës, i fusin gjethet në një tas të madh me ujë te ftohte. Lereni 5 minuta, derisa dheu te zbutet dhe te shkeputet nga gjethet. Lëvizni spinaqin me dorë, vendosino ne nje kullese. Perseriteni veprimin derisa uji te dali i paster.
  • Disa amvisa hedhin një lugë sodë buke në ujin e parë, duke e lenë spinaqin aty për pak minuta. Pastaj vazhdojnë me larjen normale.

 Mbani mend  që gjatë larjes së spinaqit, nëse i lini për një kohë të gjatë në ujë, mund të largoni një pjesë të mirë të vlerave ushqyese.

femra-moderne.com