Si te palosim pecetat si Peme Krishtlindjesh (Video)

Si te palosim pecetat si Peme Krishtlindjesh

Kete vit paloni ne nje menyre te re dhe te ndryshme pecetat per tavolinen e Krishtlindjeve dhe Vitit te Ri. Ne do t’ju tregojme se si te palosni pecetat ne formen e Pemes se Krishtlindjeve.

Per te gjitha ju amvisa qe pelqeni te prezantoni nje tavoline te bukur ne cdo rast, aq me teper per nje dreke apo darke te vecante sic jane festat e fundvitit, ja nje menyre origjinale per palosjen e pecetave. Ushqimi qe gatuhet zakonisht ne keto festa tradicionale, dihet se si jane. Prandaj, per ta bere tavolinen te duket “ndryshe” nga heret e tjera ju ftojme te provoni kete ide. Pasi ne jemi te mendimit qe detajet jane ato qe bejne diferencen.

Mjetet e nevojshme:

  • Nje pecete me permasa 45/45 cm
  • Nje fjongo e vogel (nese deshironi)
  • Nje gjilpere me koke (nese deshironi)

Per te patur nje ide me te qarte, shikoni videon:

Hapi 1

Per te bere kete palosje ju nevojitet nje pecete katrore. Ne fillim paloseni dy here qe te arrini ne nje katror me te vogel.

Hapi 2

Me pas, palosni cdo shtrese per lart, duke lene rreth 2.5 cm hapesire mes cdo palosje.

Hapi 3

Rrotullojeni te gjithen nga ana tjeter, nderkohe qe mbani palat qe te mos prishen.

Hapi 4

Eshte momenti qe te palosni te dyja anet se bashku. Mundohuni te harmonizoni majat e seciles ane ne menyre qe te formoni nje hapesire ne forme trekendeshi ne maje te pecetes.

Hapi 5

Ktheni mbrapsht peceten, duke e mbajtur me kujdes qe te mos shkaterrohet. Filloni duke palosur shtresen e siperme te pecetes, duke formuar majen e pemes. Palosni edhe shtresat e tjera, duke i “fshehur” poshte shtreses qe ka me siper.

Plus

Per t’i shtuar nje detaj tjeter Pecetes ne forme Peme, mund te beni nje fjongo te vogel dhe ta fiksoni ne maje me ndihmen e nje gjilpere me koke. Por edhe nese e lini ashtu thjesht, prape ngjan shume bukur.

femra-moderne.com