Koha më e mirë për te provuar nje shtatzani te re, pas abortit spontan, eshte brenda gjashte muajve. Kete mendim e mbeshtet nje studim skocez i koheve te fundit.
Organizata Botërore e Shëndetësisë rekomandon që, gratë që kanë humbur fëmijët e tyre për shkak të abortit spontan, të presin të paktën 6 muaj përpara se ta provojne përsëri. Nderkohe qe hulumtuesit e Universitetit Aberdeen ne Skoci, kanë zbuluar se, shtatzanite e ngjizura brenda gjashte muajve nga aborti spontan, jane me te suksesshme dhe kane me pak shanse per perseritje te abortit, ne krahasim me shtatzanite pas 6 muajve.
Meta-analiza e publikuar pak dite me pare ne Human Reproduction Update, konfirmon nje studim me te hershem te kryer nga Dr. Sohinee Bhattacharya, qe se bashku me kolege te tjere ka zbuluar se, ngjizja brenda gjashte muajve nga aborti spontan ka me pak mundesi te rezultoje ne nje abort tjeter apo lindje te parakohshme.
Pre-eklampsia (presioni i larte i gjakut gjate shtatzanise), bebe te lindura nen peshe dhe vdekshmëria foshnjore nuk kane ndonje ndryshim per sa i perket periudhes se ngjizjes.
Dr Bhattacharya qe u mor me drejtimin e kesaj meta-analize, tha: “Ky rishikim i të gjitha hulumtimeve te publikuara deri më sot, tregon kategorikisht se ngjizja brenda 6 muajve pas abortit spontan është më i miri.”
“Në vitin 2010 ne kemi qenë të parët që kemi raportuar se ngjizja e menjëherme pas abortit spontan ishte më i suksesshëm se pas kesaj periudhe kohore. Më pas, më shumë studime dolen ne të njëjtin përfundim, e cila është edhe arsyeja pse ne e bëmë një rishqyrtim gjithëpërfshirës të të gjitha hulumtimeve në dispozicion.”
“Ndryshe nga udhezimet e Organizates Boterore te Shendetesise, e cila rekomandon qe te prisni te pakten 6 muaj, pastaj te provoni per nje shtatzani tjeter, meta-analiza jone e bazuar ne te gjitha studimet se bashku, tregon perfundimisht se brenda gjashte muajve eshte me mire.”
“Nuk eshte e qarte se perse ndodh me mire keshtu, por nje nga shpjegimet mund te jete qe, nese dikush ka pesuar nje abort spontan, ne ngjizjen e radhes do jete me e kujdesshme dhe do e trajtoje veten me mire ne menyre te vecante. Mund te jete me e motivuar dhe madje edhe me fertile – por gjithsesi ky eshte thjesht nje spekulim” – vazhdon Dr Bhattacharya.
Ruth Bender Atik, Drejtori i Pergjithshem i Shoqates se Abortit Spontan, ka thene: “Ky perfundim eshte shume i rendesishem, pasi inkurajon ciftet qe duan te provojne nje shtatzani tjeter sa me shpejt pas abortit spontan. Pervec kesaj, studimi konfirmon se ciftet mund ta zgjedhin vete kohen e pershtatshme, se kur ata deshirojne dhe ndihen gati per te provuar nje shtatzani te re”.