Celuliti është njëri nga problemet më të mëdha estetike me të cilin përballet shumica e femrave (80%) gjatë jetës. Femrat mendojnë se mund ta eliminojnë celulitin me anë të dietës dhe ushtrimeve, mirëpo e vërteta është se ato janë vetëm masa parandaluese dhe nuk kanë shumë efekt nëse celuliti tashmë është i pranishëm, thonë ekspertët.
- Paraqitja e celulitit mund të jetë pasojë e faktorëve të ndryshëm, siç janë faktorët gjenetikë, por mund të nxitet edhe nga shtatzënia, çrregullimet hormonale, mbipesha, duhanpirja dhe alkooli.
- Ushtrimet intensive shkaktojnë ngjitjen e celulitit për muskuj, i cili bëhet më pak i dukshëm, mirëpo mbetet i pranishëm.
- Disa ekspertë rekomandojnë që të ashtuquajturin ‘celulit i njomë’ mund ta eliminoni me anë të peeling-ut përkatës dhe kremrave kundër celulitit, të kombinuar me ushtrime të lehta në shtëpi.
- Shmangni kafen, alkoolin, yndyrat me prejardhje shtazore dhe ushqimin e kripur (zëvendësojeni me fruta dhe perime të pasura me vitaminë C, kalium dhe squfur).
- Veç këtyre, është me rëndësi masazhi i përditshëm i pjesëve të trupit të cilat i ka përfshirë celuliti.
Shkaqet e celulitit
- Dietat e forta – janë të dëmshme dhe gjithmonë krijojnë shtesa dhjamore në trupin e femrave
- Stresi – bën që muskujt dhe indi dhjamor të trashen
- Trashëgimia – është gjithmonë faktor për formimin e celulitit
- Duhani – edhe në rast se një femër shkon në palestër, gjithmonë është e rrezikuar nga celuliti në rast se pi duhan
- Ç’hidratimi – marrja e pamjaftueshme e ujit formon celulitin
- Mungesa e ushtrimeve – është e këshillueshme që pesë herë në javë të bëhen ushtrime nga 20 minuta
Eliminimi
- Mos prisni mrekulli kur bëhet fjalë për celulit. Por nga kombinimi i ushqyerjes dhe aktivitetit fizik të duhur, me eliminimin e stresit dhe trajtimet estetike, mund të rezultojnë në zbutje të lëkurës.
- Rritja e qarkullimit të gjakut përmes masazhit padyshim që ndihmon në eliminimin e celulitit. celësi në parandalimin dhe luftimin e celulitit është pastrimi i trupit i kombinuar me aktivitet fizik, dietë të shëndetshme, reduktim të tensionit dhe përmirësim të qarkullimit të gjakut.
Shumë rrallë celuliti mund të formohet edhe tek meshkujt, kjo sepse rrjeti i tyre i qelizave yndyrore është në thellësi të lëkurës.
- Mënyra më e drejtë është të ushqehemi me produkte të trajtuara në avull ose me zierje, pasi janë plotësisht të asimilueshme dhe aspak të dëmshme për organizmin.
- Gjatë kursit të humbjes së peshës, kërkohet ekuilibër në marrjen e ushqimit, përtypje e mirë, konsum i 3 litrave ujë në ditë. Lënia e një vakti pa marrë është e dëmshme.