Pema e Krishtlindjeve eshte nje nga simbolet kryesore te festave te fundvitit. Shpesh amvisat vendosin ta “perjetesojne” edhe ne gatime si biskota etj. Kesaj rradhe ju japim nje ide te re. Te beni nje sallate frutash ne formen e pemes se Krishtlindjeve. Eshte shume e thjeshte dhe shume e bukur, sic edhe e shikoni vete ne foto.
Cdo vit, festat e fundvitit sjellin me vete te gjithe magjine e tyre. Dita e Krishtlindjeve dhe ajo e nates se fundit te vitit jane nga ditet me speciale, te cilat na ftojne ne tavolinat e mbushura, te ngrohta, te shijshme dhe festive. Pse te mos e zbukurojme tavolinen edhe me nje pjate-dhurate, te bere me duart tona? Kjo sallate frutash ne formen e pemes se Krishtlindjeve eshte nje ide qe do gezonte kedo, te madh e te vogel. Pak kreativitet nuk i ben dem askujt, madje ne shumicen e rasteve eshte zgjidhja e shume problemeve. Per shembull, ne rastin e femijeve, paraqitja e pjates ne menyre krijuese i ben ata te terhiqen nga ushqimi dhe te konsumojne ate qe eshte gatuar.
Frutat e fresketa nuk duhet te mungojne asnjehere ne tavolinen tone, aq me teper ne nje dite feste. Prandaj po ju tregojme se si te realizoni kete pjate “skenografike” per tavolinen tuaj te festave.
Cfare ju duhet: Kivi, ribes (rrush fengu), lekure portokalli, sheqer pluhur.
Menyra e pergatitjes: Qeroni dhe pritni kivit ne feta, me pas pritini pergjysme. Vendosini ne pjate ne ate menyre qe te krijohet forma e pemes. Dekorojeni me kokrrat e ribesit qe te duken si topat zbukuruese te pemes. Jepini lekures se portokallit formen e yllit dhe vendoseni ne maje. Sperkateni me pak sheqer pluhur per te krijuar idene e bores.
Keshilla: Nese nuk gjeni ribes, zevendesojini me kokrra shege. Per trungun e pemes mund te perdorni nje cope cokollate, nje shkop kanelle ose vafer cokollate ne forme shkopi.