Roli i babait ne rritjen e femijeve

Si ka evoluar roli i babait?

  • Kohët e fundit shumë divorce kërkohen prej femrave dhe në shumicën e rasteve vihet re zhdukja e plotë e babait nga skena. Por nuk është gjithçka. Problemi qëndron në faktin se babain e konsiderojmë si një element ligjvënës. Sigurisht në shpirtin e fëmijës, babai është dhe duhet të jetë një person i fortë, i qëndrueshëm, dikush të cilit të mund t’i referohemi, por sigurisht një njeri dhe jo një xhandar.
  • Aftësia fizike dhe afektive mes babait dhe fëmijës së tij përfshin bashkëpunimin, mirëkuptimin – baballarët duhet të krijojnë respektin dhe autoritetin. Por është e domosdoshme të lejohet që babai të shfaqë edhe sensibilitet, ëmbëlsi.
  • Atësia, në fakt, duhet të jetë forma mashkullore e mëmësisë. Roli i babait nuk limitohet vetëm në sigurimin e kushteve ekonomike dhe as në rolin e arbitrit. Baballarët e sotëm do të duhej të diskutonin për diçka tjetër në vend të vendosjes së autoritetit apo mungesës së tij.

Cilat jane fazat kyçe të kësaj rruge të gjatë, sic eshte prinderimi dhe rritja e femijeve

Konceptimi jo material i fëmijës

Megjithëse nuk jeni akoma shtatzanë, prindi imagjinar është në rrugë tashmë. Nëse të rriturit s’kanë tendencën të imagjinojnë beben e tyre të ardhshme veçse në dimensionin trupor, ngelet më pak e vërtetë që jeta e fëmijës duhet të rrjedhë sipas projekteve që kanë stabiluar prindërit.

Shtatzënia

Ajo na bën të hyjmë në rolin e nënës. Gjendemi të rrethuara nga përkujdesjet e specialistëve të nevojshëm për të parandaluar apo zbutur çdo vështirësi që mund të hasim në këto nëntë muaj. Edhe babai është prezent në origjinë. Ai kërkohet para së gjithash që të njihet fetusi.

Që nga lindja deri në 18 muaj

Akoma prezenca e babait është parësore, fëmija nuk ka nevojë vetëm për nënë. Gjatë kësaj periudhe meshkujt kanë tendencën ta konsiderojnë fëmijën si një qenie me të cilën merret gruaja e tyre dhe jo si fëmijën që ka nevojën për kujdesin e të dyve.

Hyrja në kompleksin e Edipit – deri në 3 vjeç

Fëmija ngrihet në këmbë dhe drejton pyetjet e para. Ai merr në zotërim organet, aftësinë e të folurit dhe fillon të identifikohet si një qenie njerëzore. Në përgjithësi është një periudhë e ankthshme kur nëna sheh të zhduket një bebe dhe të shfaqet një individ i ri. Ajo ka nevojë për babanë që ta mbështesë.

Ndërtimi edipian – deri në 7 vjeç

Fëmija bën pyetje për seksin e tij. Ka nevojë të dijë se kujt seksi i përket dhe përse. Roli i prindërve është që të japin shpjegime (babai djalit dhe nëna vajzës). Përndryshe ndërkohë që ai rritet, kinemaja apo bota e kafshëve do ta furnizojë me informacione mjaft të paqarta fëmijën.

Ndërtimi social – deri në adoleshencë

Fëmija fillon ndërtimin e tij të pavarur, pa prindërit e tij. Kjo është sërish një periudhë tepër e vështirë për nënën. Shkolla, p.sh. konsiderohet shpesh si një rival ku fëmija mund të jetojë jetën e tij pa i raportuar prindërve. Të gjithë vështirësitë qëndrojnë në respektimin e këtij fitimi të ri pavarësie.

Adoleshenca

Ajo është e karakterizuar nga një flakje e gjithçkaje që përfaqësonte mëmësinë dhe shokët e zëvendësojnë krejtësisht nënën. Pikërisht tani nëna duhet të kuptojë që pjesa më e madhe e punës është bërë. Ndërsa përsa i përket babait, ai bëhet i domosdoshëm në evolimin e fëmijës së tij.

femra-moderne.com