Supë 100 herë më efektive se antibiotikët

Kjo supë me hudhra, qepe dhe trumze eshte aq e fuqishme sa mund te luftoje e vetme kunder ftohjes, gripit dhe virozave te ndryshme

Edhe pse mjekesia vazhdon te perparoje, njerezit kane me shume besim tek natyra. Antibiotiket dhe medikamente te tjera shpesh here nuk jane aq efektive, ose kane ndonje ane negative per shendetin, pasi viruset dhe bakteret sa vijne e behen me rezistente.

Sipas nje studimi te kryer nga Washington University hudhra eshte 100 here me e fuqishme se antibiotiket per luftimin e semundjeve. Prandaj dhe kjo supë, me permbajtje te larte te hudhrave, konsiderohet shume  e fuqishme ne trajtimin e semundjeve te shkaktuara nga viruset dhe bakteret.

Perberesit

  • 1.5 litër lëng pule
  • 1 lugë trumzë e freskët e grirë
  • 2 lugë vaj ulliri
  • 50 thelpinj hudhre
  • 1 gotë salcë kosi
  • 1 dorë me erëza të freskëta ose të thara (majdanoz, trumzë, dafinë)
  • 2 lugë gjelle gjalpë
  • 2 qepë të mëdhaja të grira
  • 3 gota bukë e ndenjur e prerë në kuba

Menyra e pergatitjes

  • Ndërsa furra ngrohet në 180 gradë, ju qëroni hudhrat, vendosini ne letër alumini, hidhini vaj ulliri dhe mbështillini. Futini në furrë për 90 minuta. Lerini të ftohen.
  • Në një tenxhere hidhni 2 lugë vaj ulliri dhe 2 lugë gjalpë në zjarr mesatar. Kaurdisni qepët e grira për 10 minuta. Shtypni hudhrat e pjekura dhe shtojani qepëve.
  • Përziejini, shtojini lëngun e pulës, trumzën dhe erëzat e tjera.
  • Uleni temperaturën, shtoni copat e bukës dhe lereni 5 minuta deria buka të zbutet.
  • Grini supën në mikser derisa të bëhet kremoze.
  • Kthejeni në tenxhere, shtoni salcën e kosit dhe rregullojeni me kripë.

Tani mund te shijoni kete supë fastastike dhe super te shendetshme sa here qe ndjeni se po ju mberthen gripi, por edhe kur tashme jeni te semure.

femra-moderne.com