Si te zgjidhni parfumin qe ju pershtatet

Eau de toilette apo Eau de parfum?

Diferenca midis të dyjave qëndron në përqendrimin e aromës, parfumi në gjendjen e pastër ka një përqindje më të lartë nga 20-50%, eau de parfum varion nga 10-15 %, eau de toilette nga 3-8% ndërsa kolonja ka një përqindje parfumi 3% që do të thotë se është tipologjia më e lehtë.

Kërkoni ndihmën e testerëve

Para se të zgjidhni një parfum kërkoni ndihmën e testerëve që ofrohen nga parfumeria për të provuar aromën me qetësi. Mos harroni se një parfum për të qenë i plotë në të gjithë bukurinë e tij duhet të testohet për një periudhe të pak më të gjatë. Prisni pak minuta.

Eksperimentoni dhe luani me aromat

Jeni të bindura se keni gjetur parfumin ideal? Shume mirë, por mos u mjaftoni me kaq. Bota është e pasur me shumë aroma të mrekullueshme që presin të provohen. Për një zgjedhje edhe me personale provoni një parfum artizanal.

Si të ruani parfumin

Një parfum nga 6 muaj jetëgjatësi. Ai duhet të ruhet në një vend të freskët të mbrojtur nga rrezet e diellit. Ne këtë mënyrë aroma e parfumit është ne gjendje të rezistoje deri 2-5 vjet.

femra-moderne.com