Shkruajtën që kishte punuar balerinë në klubet e natës në Greqi, reagon Mimi Kodheli

Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli ka reaguar për herë të parë për sulmin e mediave greke ndaj saj, të cilat raportuar se 25 vite më parë ajo ka punuar si balerinë në klube nate në vendin fqinj.

Gjithmonë sipas faqes ku shkruhej ky artikull, më pas Kodheli kishte shkuar në SHBA për të studiuar Marrëdhënie Ndërkombëtare. Ky eshte një fakt që nuk është pjesë e CV-së saj sepse Mimi Kodheli i ka kryer studimet pasuniversitare në Itali. Megjithatë, lajmi edhe pse dukej i pagjasë, u përhap me shpejtësi edhe në mediat shqiptare.

Sido që të jetë, efektin si lajm prej “shoubizi” një titull grek mbi ministren e Mbrojtjes Mimi Kodheli, e arriti. Sepse kurioziteti është i garantuar pavarësisht se kush e thotë, kur dëgjon që Kodheli dikur, në fillim të viteve 90-të paska punuar si balerinë në Athinë.

Lajmi u komentua edhe si një hakmarrje e deklaratave të ministres tone Mimi Kodheli kundër ministrit grek të mbrojtjes.

Kodheli si përgjigjet për lajmin e cmendur te mediave në Greqi, ka përdorur një thënie të ish-Kryeministres së Britanisë së Madhe, Margaret Theçer.

“Unë gjithmonë gëzohem pafundësisht kur një sulm të plagos në mënyrë të veçantë sepse mendoj, që nëse të sulmojnë personalisht do të thotë që nuk u ka mbetur asnjë argument politik.”

Biografi

Znj.Kodheli e ka nisur karrierën e saj profesionale si financiere në vitin e largët 1986. Më pas, ne vitin 1993 ajo është zhvendosur për të jetuar në Itali me bashkëshortin dhe djalin, për tu kthyer më pas në Shqiperi ne vitin 1997, për të nisur punën pranë Bankës së Shipërisë.

Pas kësaj eksperience ka nisur dhe karriera politike e Kodhelit, duke shërbyer në detyrën e parë publike, atë të nënkryetares së Bashkisë në vitin 2002 vit në të cilin ka vizituar për herë të parë Athinën me ftesë të kryetarit së Bashkisë së asaj kohe Dora Bakojanis.

Mimi Kodheli  ka mbajtur më tej pozicionin e prefektit të Tiranës, deputetit dhe ministrit. Megjithatë në faqen zyrtare të ministrisë që ajo drejton, mund të gjendet lehtësisht CV-ja e saj.

Mimi Kodheli, prej shtatorit 2013, mban funksionin e ministres së Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë. Ka lindur në Tiranë, më 11 shtator 1964. Ajo është e martuar me Lekën dhe kanë një djalë, Mikelin.

Kodheli është Doktore e Shkencave Ekonomike nga Universiteti i Veronës, Itali, në bashkëpunim me Universitetin e Tiranës, Fakulteti Ekonomik. Ka një Master në Administrim Biznesi nga Universiteti i Lincoln, Nebraska, SHBA në bashkëpunim me Universitetin e Tiranës prej vitit 2000, si dhe është diplomuar në Universitetin e Tiranës, Fakulteti Ekonomik, Dega Financë në vitin 1986.

Mimi Kodheli ka hyrë në politikë në vitin 2002, kur edhe u bë nënkryetare e Bashkisë së Tiranës. Në vitin 2005, ajo u emërua prefekte e Qarkut të Tiranës dhe në vitin 2009 u zgjodh deputete e Kuvendit të Shqipërisë duke mbajtur pozicionin e nënkryetares së Komisionit të Ekonomisë dhe Financës përgjatë gjithë legjislaturës. Që prej vitit 2007 e në vazhdim është anëtare e Kryesisë së Partisë Socialiste.

Ajo është trajnuar në fusha të ndryshme si ato të tregjeve ndërkombëtare dhe të letrave me vlerë, tregjet e punës dhe të investimeve, trajnim për ndërmarrjet të vogla e të mesme, ekzaminim dhe menaxhim bankar. Ajo ka marrë pjesë në një program të Departamentit Amerikan të Shtetit të titulluar “Gratë në Politikë” si dhe atë të titulluar “Politikat e Sigurisë Kombëtare” -Qendra Europiane e Sigurisë, Marshall. Znj. Kodheli zotëron gjuhën angleze dhe italiane, si dhe njeh mjaftueshëm gjuhën frënge dhe spanjolle.

femra-moderne.com