Mesoni disa maska bukurie me caj jeshil – per lekure te bukur, te shendetshme dhe pa probleme.
Caji jeshil eshte i shijshem, i shendetshem dhe jo i shtrenjte. Sipas Internetit, caji jeshil eshte nje burim i jashtezakonshem antioksidantesh dhe mmund te parandaloje problemet e melcise. Por caji jeshil nuk është një produkt i shëndetshëm vetem nëse e pimë atë, por edhe ne menyra te tjera. Ai ka edhe një rol të rëndësishëm në maksat për fytyrën. Mbi te gjitha gjate ketyre muajve te ftohte, gjate te cileve me shume e kalojme kohen duke fshire hundet, fytyra duket shume e lodhur dhe e enjtur. Maska me caj jeshil ben mrekulli ne kete rast.
Beni avull me vaj jeshil
Ne mengjes, zieni ujin ne nje tenxhere te vogel dhe shtojini nje bustine caj jeshil. Ose mund te perdorni nje filxhan te madh, aq sa te mbuloje gjysmen e fytyres tuaj. Vendosni fytyren mbi avullin e cajit. Avulli do hapi poret dhe do e beje lekuren te ndihet me e gjalleruar. Pervec kesaj, aroma e cajit jeshil do ju qetesoje dhe largoje ankthet. Me pas shpelajeni fytyren me uje te ftohte.
I kombinuar me produkte të tjera çaji jeshil është një mundësi e mirë për të prodhuar maska që na ndihmojnë për një lëkurë sa më të mirë të fytyrës. Më poshtë janë dhënë disa nga kombinimet që mund të përdoret ai.
- Një filxhan çaj jeshil dhe dy lugë gjelle miell orizi.
- Çaj jeshil me tërshërë dhe vezë. Për përgatitjen e kësaj recete duhen 3 bustina çaj jeshil, pak krem hidratues për fytyrën, kripë, ujë, 1 lugë gjelle tërshërë dhe 2 të verdha veze.
- Caj jeshil me mjaltë e tërshërë. Për këtë recetë është e nevojshme që të kemi 2 lugë çaj jeshil, 1 lugë ose tabletë vitaminë C, 2 lugë çaji mjaltë dhe 2 lugë çaji tërshërë.
Pergatitja dhe aplikimi: Këto janë receta të thjeshta për tu përgatitur. Mjafton që t’i përzieni të gjitha së bashku për të krijuar maskën e duhur. Pasi ta aplikoni në fytyrë lëreni për gati 15 minuta e më pas pastroni fytyrën me ujë të vakët dhe fshijeni duke e tamponuar me nje peshqir te bute.