Aloe Vera konsiderohet si mbretëreshe e natyrës… Është padyshim bima më çudibërëse per sa i perket bukurise dhe shendetit. Aloe përdoret në kura të ndryshme alternative, duke ofruar pastrim, forcim, rigjenerim dhe hidratim në thellësi. Aloe duhet bërë pjesë e përditshmërisë së çdo femre, pasi dobitë e saj janë vërtet të panumërta. Lerini preparatet farmaceutike dhe përdorni Aloe Vera.
Aloe Vera është ideale…
…për heqjen e rrudhave: Mjafton të përdorni një pikë xhel dhe lëkura juaj do të ndryshojë tërësisht. Brenda 30 minutave do të vëreni reduktimin e vijëzave të para përreth syve, buzëve dhe ballit.
…për hidratim: Aloe Vera përmban shumë vitamina dhe enzima që ofrojnë hidratim të thellë lëkure. Përthithet menjëherë nga lëkura dhe ka aromë të këndshme.
…per te luftuar aknet. Fale aftesive antibakteriale and anti-inflamatore qe ka, xheli i aloe vera lufton bakteret qe bllokojne poret e lekures. Pervec kesaj, perthith yndyren e tepert te lekures, duke ulur mundesite e krijimit te akneve.
…për maskë flokësh: Pak para se të aplikoni kremin e flokëve, bëni masazh të lehtë në rrënjë me xhel aloe vera. Në këtë mënyrë, flokët do ta pranojnë më lehtë kremin zbutës. Gjithashtu, është vërtetuar se kontribuon në zgjatjen e shpejtë dhe të shëndetshme të flokëve.
Lexoni edhe: 18 arsye pse Aloe Vera eshte nje bime mjekesore mrekulliberese
…për shëndetin e gojës: Përdorni xhelin e aloes per keto probleme te gojes: malcim te mishrave te dhembeve, per shpelarje te gojes dhe frymëmarrja juaj do të jetë e freskët dhe e pastër. Gjitashtu mund te perdoret edhe si paste per larjen e dhembeve.
…per mireqenie totale: Aloe vera ka vlera te larta dhe te fuqishme ushqyese dhe antioksiduese. Kjo gje e ben kete bime t’ju permiresoje shendetin e organeve te brendshme dhe nxit mireqenien totale.