Lulelaker e pjekur me leng limoni dhe majdanoz, nje pjate e kendshme dhe e shpejte per t’u gatuar. Shikoni me poshte se cfare vlerash permban 1 racion lulelaker. Me siguri qe do filloni te konsumoni me shume lulelaker.
Koha e pergatitjes dhe gatimit: 45 minuta
Perberisit jane per 2 – 4 persona.
Perberesit:
- 2 luge vaj kokosi (ose vaj ulliri)
- 1 lulelaker e madhe, e ndare ne copa te vogla
- 1 thelpi hudher, e grire
- lengu i gjysme limoni
- 1/2 luge caji me kripe deti
- Majdanoz per zbukurim (sipas deshires)
Menyra e pergatitjes:
- Ndizni furren ne 220 grade celcius.
- Ne nje tepsi vendosni nje leter pjekje dhe yndyroseni pak.
- Ne nje tas perzieni copat e lulelakres, hudhren dhe kripen e detit.
- Vendosini ne tepsi dhe futini ne furre.
- Piqini per 30 – 40 minuta.
- Kur ta nxirrni tepsine nga furra, sperkatini lulelakrat me leng limoni.
- Nese keni deshire hidhini siper majdanozin e grire.
Nje racion lulelaker permban:
- 73 % vitamine C,
- 19 % vitamine K,
- 14 % folate,
- 13 % acid pantoteinik,
- 12 % vitamin B6,
- 11 % koline,
- 11 % fibra,
- 9 % yndyrna omega 3,
- 8 % mangan,
- 6 % fosfor,
- 5 % biotin,
- 5 % kalium,
- 5 % vitamin B2,
- 5 % proteine,
- 4 % vitamine B1,
- 3 % magnesium,
- 3 % vitamin B3.