Lulelakra eshte ajo perime qe nuk duhet t’i mungoje tavolines se dimrit. Nje perime shume dobiprurese per shendetin dhe per ruajtjen e linjave.
Lulelakra eshte nje perime tipike e dimrit, e cila fale ekuilibrit perfekt te perberesve te saj, ka nje veprim mireberes per shendedin. Keshillohet te konsumohet 2 – 3 here ne jave. Fale permbajtjes se ulet te kalorive (25 kcal/100 g) dhe fuqise se larte per t’ju bere te ndiheni te ngopur, lulelakra eshte nje perime shume e mire edhe per ato qe duan te dobesohen. Ju ftojme ta njihni me mire…
1. Është e pasur me antioksidantë
Lulelakra përmban vitaminë C dhe mangan, të cilat njihen për luftën kundër radikaleve të lira.
2. Ka veti anti-inflamatore
Për shkak të përmbajtjes së lartë të vitaminës K, konsumi i lulelakres ndihmon në reduktimin e inflamacionit. Ajo, gjithashtu, është e pasur me acide yndyrore omega-3, të njëjtat yndyrna të shëndetshme që gjenden te salmoni dhe të farat e lirit, por me më shumë kalori.
https://femra-moderne.com/lulelaker-e-pjekur-ne-furre-me-leng-limoni-dhe-majdanoz/
3. Përmban shumë fibra
Mesatarja ditore për fibra rekomandohet të mos tejkalojë 25 gram. Nje racion lulelaker kontribuon në më shumë se 3 gram të totalit të përditshëm, duke ndihmuar kështu edhe në tretjen e ushqimit.
4. Mban nën kontroll presionin e gjakut
Ul në mënyrë të ndjeshme rrezikun nga sëmundjet kronike të tilla si arterioskleroza, e cila është shkaku kryesor i goditjes në zemër dhe në tru. Lulelakra ndihmon për të mbajtur gjakun të rrjedhë lirisht në të gjitha organet themelore të trupit.
5. Është një paketë e plotë vitaminash
Lulelakra krenohet me numrin e lartë të vitaminave B: 1, 2, 3, 5, 6, 9. Këtu përfshihet edhe acidi folik, kështu që për shtatzënat ose ato që planifikojnë të mbeten shtatzënë, përdorimi i lulelakrës çdo ditë është domosdoshmëri. Permban gjithashtu, kalium, kalcium, fosfor, etj.
https://femra-moderne.com/lulelaker-me-salce-gorgonzola/
6. E keshillueshme per diabetikët
Lulelakra eshte vecanerisht e keshillueshme per ata qe vuajne nga diabeti, sepse vlerat e saj ndikojne ne kontrollin e nivelit te sheqerit ne gjak.
7. Luftojne kancerin
Pervec te gjithave ketyre qe permendem me lart, lulelakra permban principe aktive anti-kancer, anti-bakteriale, depurative, rimineralizuese dhe favorizojne ne rigjenerimin e indeve. Sipas disa studimeve amerikane, lulelakra ndihmon ne parandalimin e kancerit te zorres se trashe, ulceren dhe kuron anemine.