Vlore, koncert bamirësie në ndihmë të personave me aftësi të kufizuar

Parodistet e Vlores, kengetare te njohur vlonjate etj., kane mbajtur sot nje koncert bamirësie ne Vlore, në ndihmë të personave me aftësi të kufizuar

Këngëtarë të njohur të skenës vlonjate, si dhe artistë të humorit jane mbledhur sot bashkë, në një aktivitet të veçantë për të qenë pranë njerëzve me aftësi të kufizuar. Pragfestat e fundvitit janë edhe një mundësi për të treguar se, shoqëria ka nevojë për të gjithë dhe duhet t’u gjendet pranë të gjithëve. Ndaj koncerti i bamirësisë ku performuan këngëtarët vlonjatë si Maja, grupi isopolifonik i Ramicës etj, por edhe parodistët e Vlorës synonte të tregonte këtë dimension human, duke u bërë pjesë e kësaj shfaqjeje dhe duke kontribuar sipas mundësive.

Koncerti organizohej me mbështetjen e Bashkisë së Vlorës, ndërsa të ardhurat e mbledhura nga shitjet e biletave do të shkojnë për personat me aftësi të kufizuar.

Duke e pergezuar kete nisme, shpresojme qe edhe qytete te tjera te bejne te njejten gje.

Ky koncert bamiresie kishte si qellim mbledhjen e ndihmave per personat e pa afte, me rastin e festave te fundvitit! Humanizmi na e kerkon si detyre kete ndihme qe edhe keta pjestare te shoqerise ku ne jetojme te kene mundesi te dalin nga rrethi i rutines se perditshme ne keto dite.

femra-moderne.com