Si te kurojme dhimbjet e kokes dhe trupit me uje xhenxhefili

Si mund te kurojme dhimbjet e kokes dhe trupit me uje xhenxhefili? Rrenja e xhenxhefilit ka vlera te medha anti-inflamatore, analgjezike, qetesuese dhe antioksiduese. Keto e bejne nje aleat te cmuar per organizmin.

Uji i xhenxhefilit eshte nje nga mjekimet natyrale qe mund ta perdorni per dhimbjet e kokes, dhimbjet muskulare, te kyceve dhe artritin rheumatoid. Uji me xhenxhefil ndihmon ne nxitjen e metabolizmit dhe ne humbjen e lehte te peshes.

Por cila eshte receta qe duhet te ndjekim per te perfituar ujin e xhenxhefilit? Pergatitja e kesaj pije hidratuese perfshin perberes vertete te thjeshte per t’u gjetur.

Ju duhen:

  • 5 luge xhenxhefil i fresket (rreth 50 grame),
  • 3 filxhane me uje (rreth 750 ml),
  • lengu i gjysme limoni dhe
  • dy luge mjalte bio

Si te veproni:

Lani mire dhe grini rrenjen e xhenxhefilit. Shtojani ujit, te cilin e keni vene ne zjarr dhe ka marre vale. Uleni nxehtesine poshte mesatares dhe lereni te zieje edhe per dy minuta te tjera. Me pas fikni zjarrin dhe shtrydhni gjysmen e limonit. Shtoni edhe dy luge mjalte bio. Kete infuzion mund ta pini te ngrohte ose te ftohte, rreth 2 o- 3 filxhane ne dite.

Lexoni edhe: Xhenxhefili, vlerat ushqyese, dobite per shendetin dhe efektet anesore

Cfare duhet te keni kujdes

Ka edhe disa kunderindikacione qe duhet te mbani parasysh. Eshte e vertete qe uji i xhenxhefilit ka shume vlera dhe dobi, por mund te kete edhe efekte anesore qe duhet t’i merrni ne konsiderate. Ne disa raste eshte mire qe ta evitoni. Per shembull, nese vuani nga koliti, semundja Crohn (Kron), ulcera te duodenit, por edhe gjate shtatzanise, pasi mund te ndikoje ne formimin hormonal te fetusit.

Gjithashtu, xhenxhefili mund te nderhyje ne marrjen e disa ilaceve farmaceutike, sic jane ato per diabetin apo sistemin qarkullues. Keshilla jone eshte qe te konsultoheni me mjekun para se te veproni ne marrjen e ketij uji. Ose te pakten te mos e ekzagjeroni me dozat. Deri ne 5 grame ne dite nuk i bejne dem askujt.

Kush nuk duhet te konsumoje xhenxhefil?

  • Ata qe vuajne nga diabeti
  • Ata qe jane shtatzene
  • Ata qe kane probleme me zemren

femra-moderne.com