Xhenxhefili eshte nje bime aromatike e perdorur qe ne antikitet per vlerat mireberese dhe medicinale qe ka. Por jo vetem. Xhenxhefili eshte perdorur qe ne kohet antike edhe per receta te ndryshme ne kuzhine. Shija pikante dhe karakteristike eshte ajo qe e ben vecanerisht te dashur.
E dini qe me xhenxhefil mund te kurojme migrenen dhe shqetesime te ndryshme? Lexoni ketu me shume
Vlerat ushqyese
Kalori per 100 g | Karbohidrate | Yndyrna | Proteina | Sheqerna |
---|---|---|---|---|
80 kcal | 18 g | 0,8 g | 1,8 g | 1,7 g |
Vlerat ushqyese te rrenjes se xhenxhefilit jane te shumta. Ky ushqim permban shume vlera ushqyese, qe jane ne gjendje te luftojne patologji te ndryshme dhe te mbrojne organizmin. Xhenxhefili permban disa substanca si, limonene, citronelen dhe gingerolin: ky i fundit mbi te gjitha, eshte me i rendesishmi, sepse i jep ate shijen pikante dhe ka efekte anti-inflamatore, anti-oksiduese dhe analgjezike, te gjitha efekte shume te dobishme per trupin. Pervec ketyre, xhenxhefili permban vitamina te grupit B, Vitamine C dhe kripera minerale si, kalcium, fosfor, alumin dhe krom. Xhenxhefili eshte i varfer ne kalori dhe ka prezence aminoacidesh, si niacina dhe triptofani, acid linoleinik dhe enzima si zingibaina dhe proteasi.
Ne baze te studimeve te ndryshme eshte zbuluar se xhenxhefili mund te:
- zvogëloje ënjtjet
- uli nivelin e sheqerit në gjak
- uli kolesterolin
- mbrojë ndaj sëmundjes Alzheimer
- parandaloje koagulimin e gjakut
Vlerat kurative
Xhenxhefili eshte nje bime qe ndihmon ne trajtimin e patologjive te ndryshme si, artriti reumatoid, artroza, cefalea, migrena, tensioni per shkak te stresit dhe shqetesime te tjera inflamatore kronike. Te gjitha vlerat mund t’ja merrni ne nje menyre shume te thjeshte: duke konsumuar uje xhenxhefili. Por uji i xhenxhefilit nuk ka vetem vlera kurative. Kjo pije eshte eshe nje tonik i mire me veti tretese, ne gjendje te lehtesoje shqetesimet gastro-intestinale si, tretje e veshtire, dhimbje dhe gaz neper zorre. Gjithashtu stimulon qarkullimin e gjakut dhe parandalon formimin e venave varikoze.
Efektet anesore
Ne doza te vogla xhenxhefili nuk ka shume efekte anesore. Xhenxhefili mund te shkaktoje:
- Gazra
- Urth, djegie stomaku
- Perzierje
- Irritim te gojes
Doza te larta te xhenxhefilit (me shume se 5 gr ne dite) mund te rrisin mundesine e efekteve anesore.