Nje studim i meparshem ka arritur ne perfundimin qe grate kane me shume nevoje per gjume se burrat, sepse mendja e tyre eshte komplekse.
Gjumi nxit fuqine e trurit tek grate, por burrat kane me shume dobi nga dremitjet
Nje gjume i mire naten eshte ajo qe i duhet trurit te femrave. Ndersa per burrat jane me te rendesishme nje dremitje apo shume i shkurter gjate dites. Shkencetaret e Institutit Max Planckne Mynih kane analizuar modelet e gjumit tek 160 te rritur, per te kuptuar se si gjumi ndikon ne aftesite intelektuale. Studimi i tyre eshte prezantuar ne Forumin e Neuroshkences ne Kopenhagen.
Studiuesit kane monitoruar grupet e ndryshme te gjumit, po ashtu i kane bere edhe teste inteligjence per te arsyetuar dhe zgjidhur problemet e aftesive, raporton Mail Online. Ata monitoruan boshtet e gjumit, te cilat jane nje lloj aktiviteti i trurit, per te marre ne konsiderate format e ndryshme te gjumit, qe kane lidhje edhe me gjinine.
U zbulua se boshtet e gjumit, qe jane te lidhura me rezultatet me te larta te koeficientit të inteligjencës, qe nxiteshin kur femrat ishin ne gjume pa endrra. Per meshkujt nje lidhje e tille nuk u gjet.
Gjithsesi analiza e aktivitetit te trurit te meshkujve gjeten te njejtin ngacmim kur ata dremisin.
Profesor Martin Dresler tha se: “Rezultatet tregojne se lidhjet mes gjumit dhe inteligjences jane me komplekse se ata qe kemi supozuar deri me tani. Ka disa faktore qe perfshihen ne aftesite intelektuale dhe gjumi eshte njeri prej tyre.”