Vaji i ullinjve shekullorë të Peqinit, nuk është thjesht vaj por një ilaç.
Zbulimi më i fundit vjen i konfirmuar nga dy burime krejt të pavarura mes tyre. Bëhet fjalë për një studim të Universitetit të Filadelfias në Amerikë dhe një studim tjetër i kryer nga një laborator që merret me kërkime shkencore për ullinjtë e Mesdheut në Madrit të Spanjës.
Institucionet kërkimore kanë arritur në konkluzionin se vaji i ullirit i prodhuar nga ullinjtë shekullorë të trevës së Peqinit ndikon në jetëgjatësinë tonë. Ky vaj gjendet vetëm në ullinjte me moshë mbi 500 vjeçare. Në fakt në zonën e Peqinit ullinjtë janë mbjellë që kur u ndërtua rruga Egnatia dhe tradita ka vijuar deri më sot. Këta ullinj janë autoktonë, të pa shartuar me varitete të tjera dhe kanë një kokërr mesatare. Nga vendasit njihen si “vojsa”. Këtë cilësi e zotëron vaji ekstra i virgjër, i prodhurar sidomos në kushte artizanale duke përfituar vaj vetëm nga tuli i ullinjve të pjekur mirë.
Cfare dobish ka ky vaj?
Kampionet e analizave zbuluan mbi 30 përbërës të cilët veprojnë në qeliza të ndryshme të organizmit duke i riaftëzuar ato. Studimet e mëtejshme provuan se vaji ekstra virxhin i ullinjve shekullorë të Peqinit zotëron efekte jashtëzakonisht të mira mbi zemrën dhe qarkullimin e gjakut duke e mbrojtur atë nga ataku kardiak, infarkti, tromboza si dhe sëmundje qe kanë të bëjnë me tensionin e gjakut dhe kolesterolit. Kjo falë acideve yndyrorë që gjenden në vajin në fjalë.
Shkencëtarët provuan se ky “ilac” ndihmon në funksionim optimal të trurit, në mbrojtjen nga osteoporoza si dhe shëndet të kockave. Mbron stomakun nga ulcera dhe gastriti. Po kështu mbron mëlçinë nga çrregullime dhe infeksione të ndryshme.
Parandalon kancerin
Shkencëtarët u mahnitën kur provuan se ky vaj ndihmon në parandalimin e kancerit të lëkurës, të gjirit dhe mbron qelizat e ADN-së nga deformimet që mund të çojnë në shfaqjen e kancerit. Zhduk herpersin, mukozën e gojës. Burimi: Infoelbasani
Kombinimi ideal
I kombinuar me arra dhe mjaltë rezultati është akoma më i mirë. Rekomandohet 2 lugë gjelle nga ky vaj në ditë për të arritur rezultatin e dëshiruar.