3 ide se si te argetohemi me femijet gjate pushimeve dimerore ne qytet

Edhe pak dite na ndajne nga pushimet dimerore. Shume nga ne e kane vendosur ku do t’i kalojne keto dite pushimesh dhe festash. Ndokush mund te kete planifikuar te shkoje tek gjysherit, dikush ne ndonje resort, te tjere kane vendosur te qendrojne ne shtepi… Atehere ne po ju japim 3 ide se si mund te argetoheni me femijet edhe pse ne qytet, gjate diteve te pushimeve. 

Për atë që ka fatin të kalojnë këtë periudhë me prindërit, pushimet festive bëhen edhe një rast i shkëlqyer për të shijuar kohën e magjishme me mamin dhe babin. Sigurisht, pushimet në malet e mbuluar me borë, në det, ose vizitat në qytete të panjohura, janë ide të shkëlqyera ose aventura për fëmijët. Por, edhe për ata që rrinë në qytet dhe janë të shumta famijet që nuk udhetojne, mërzia mund të largohet dhe pushimet mund të kthehen në një periudhë që mund të kujtohet dhe tregohet miqve kur të rikthehen në shkollë. Idetë janë të shumta, në varësi edhe të të ardhurave të familjeve.

Pistat e patinazhit

Një nga kënaqësitë janë pistat e patinazhit. Në këto vende magjike, edhe mami e babi mund të kthehen fëmijë. Në pista ndodhen edhe instruktorët e patinazhit, të cilët i ndihmojnë më të vegjëlit të mësojnë teknikën e lëvizjeve, me ndihmën e pinguinëve ose kafshëve të tjera. Ne Tirane, nje piste patinazhi gjendet ne Citypark. Nderkohe qe gjate diteve festive keni mundesine e nje piste patinazhi edhe ne qender te Tiranes, tek “Fshati i Festave”.

Rezultate imazhesh për fshati i festave

Tregjet festive

Mes vendeve më të bukura dhe të mbushur me atmosferë për t’u vizituar me fëmijët janë edhe tregjet festive. Në këto tregje, të cilat gjenden zakonisht në qendrat e qytetit, fëmijët mund të shijojnë një çokollatë të ngrohtë, ose të zgjedhin dekorime për festat e fundvitit. Një këshillë; i vizitoni këto tregje në mbrëmje për të shijuar më mirë ndriçmin e pemës së Krishtlindjes, që vendoset në çdo qendër historike të qyteteve.

Muzetë specialë

Vizitat në muze janë një mundësi tjetër për pushimet dimërore. Por sot muzeumet janë vërtet vite dritë larg atyre që kanë qenë pak më parë. Gjatë periudhës së festave, disa muzeume pasurohen me gjëra atraktive për fëmijë. Një vend magjik, që bëhet akoma më shumë i tillë në prag të festave, është muzeu planetar. Nëse keni fatin të keni një muze planetar në qytetin tuaj mund të shikoni qiellin e mbushur me yje. Ne te kundert, cdo muze eshte ne rregull, qofte edhe per te mesuar pak histori.

femra-moderne.com