Studim: Rrjetet sociale përmirësojnë shëndetin mendor

Përdorimi i rregullt i rrjeteve sociale ndihmon në një shëndet të mirë mendor. Kete gje e tregon studimi më i fundit  i kryer në Universitetin e Melburnit dhe Monashit e i publikuar në “Journal of Mental Health”.

Shkencëtarët australianë kanë marrë në shqyrtim 70 kërkime mbi marrëdhëniet mes “të qëndrosh i lidhur në rrjet” dhe depresionit, ankthit dhe mirëqenies. Në pjesën më të madhe të rasteve, rrjetet sociale rezultojnë të vlefshme për të pasur një mbështetje të jashtme, para së gjithash për ata që hasin vështirësi në ndërveprimin ballë për ballë.

Sipas studiuesve, rrjetet sociale mund të jenë të rrezikshme dhe negative edhe për ata që postojnë mendime negative ose për ata që kanë zhvilluar një “varësi nga lidhja me internetin”. Në të gjitha këto raste, subjektet rezultojnë më të ekspozuara ndaj rrezikut të depresionit dhe të ankthit.

“Është më e lehtë që njerëzit që vuajnë nga ankthi të bëhen subjekte pasive të rrjeteve sociale” – ka thënë Peggy Kern, autor i studimit të Universitetit të Melburnit. – “Ndërsa individët me simptoma depresive, do të tentojnë të anashkalojnë mendimet e tyre negative”.

Rrjetet sociale, “jo vetëm ofrojnë një dritare për të shprehur mendimet dhe emocionet e atyre që vendosin t’i ndajnë me të tjerët, por edhe mund të ndihmojnë ose ndikojnë në shëndetin mendor”,  shton ai. “Përfshirja e lidhjeve mes këtyre instrumenteve dhe statusi psikik, jep mundësinë për të bërë zgjedhje të mira mbi mënyrën se si mund të përdoren më mirë rrjetet sociale, sikundër promovon përdorimin për një shëndet të mirë mendor”, vëren Elizabeth Seabrook, e “Monash University”.

Sipas kërkuesve, rrjetet sociale në të ardhmen mund të shndërrohen ne mjete mjaft të vlefshme për të individualizuar deri dhe parashikuar praninë e rasteve të depresionit ose të ankthit tek ata njerëz që e përdorin.

femra-moderne.com