Tendencat me te bukura te thonjve per festat e fundvitit

Cilat jane disa nga tendencat me te bukura te thonjve per festat e fundvitit? Frymezohuni me disa ide per zbukurimin e thonjve, duke i hedhur nje sy modeleve qe kemi perzgjedhur per ju

Sigurisht qe kur vjen puna per festat s’mund te keni te njejtin model thonjsh (mbi te gjitha e kemi fjalen per ato femra qe jane te fiksuara pas mbajtjes se tyre). Idete jane pa fund, nga te thjeshtat qe mund t’i beni edhe vete, deri te me te veshtirat, te cilat duan nje dore profesionisti. Lexoni disa nga sugjerimet me te mira dhe origjinale per zbukurimin e thonjve per festat e fundvitit:

  • Zgjidhni ngjyrat festive: e kuqe, e bardhe, argjend, flori, por edhe jeshile dhe blu jane shume te bukura (sic do te shikoni ne galerine e fotove me poshte).
  • Figurat me te pershtatshme jane Babagjyshi i Krishtlindjeve, dreret, pema, dritat.
  • Mund te luani me manikyret me xixa (te madhesive te ndryshme) per te krijuar idene e dritave te shkumta.
  • E kuqja e ndezur ka qene dhe do mbetet nje nga me te preferuarat per thonjte, por edhe bordoja apo metaliket jane shume te bukura dhe trendi gjithashtu per sezonin.
  • Baza e bardhë me dekore të ndryshme mbetet një nga më të kërkuarat për thonj sa me origjinal gjatë festave.

femra-moderne.com