Vendet që duhet të vizitoni para se të zhduken

Toka është shtëpia e shumë destinacioneve cmendurisht të bukura, por fatkeqësisht disa prej tyre rrezikojnë të zhduken si pasojë e ndryshimeve klimaterike dhe neglizhencës së njerëzve.

Nga Venecia, Maldive, deri në Kinë, këtu janë disa nga vendet më të famshme për bukurinë e tyre mahnitëse që duhet të vizitoni para se të jetë shumë vonë. Erozioni natyror si dhe shitja e tullave me gravura historike në to kanë çuar në dëmtimin dhe shkatërrimin e rreth dy të tretave të Murit të Madh të Kinës.

Seychelles

Rezultate imazhesh për Seychelles

Një destinacion i preferuar për të sapomartuarit dhe kërkuesit e parajsës, ishujt e Seychelles – të lokalizuar në Oqeanin Indian në brigjet e Madagaskarit – po zhduken për shkak të erozionit të plazhit.

Deti i Vdekur

Rezultate imazhesh për dead sea

Deti i Vdekur, i cili kufizon Jordaninë dhe Izraelin, është zhytur 2.4 kilometër dhe ka humbur një të tretën e masës së tij në 40 vitet e fundit. Ekspertët kanë frikë se nëse uji vazhdon të përdoret nga lumi Jordan, nga i cili Deti i Vdekur furnizohet me ujë, ai do të jetë në rrezik zhdukjeje.

Parku Kombëtar Denali

Parku Kombëtar Denali është shtëpi për 6 milion akra hapësirë të egër afër Alaskës së ftohtë ku turistët mund të shohin kafshë të egra duke lëvizur të lira si dhe të fotografojnë pamjet mahnitëse. Këtu gjendet pika më e lartë në Amerikën e Veriut, 6190 metër, por ndryshimi i klimës ka çuar në shkrirjen e akullnajave dhe reduktimin e borës, gjë që ndikon tek jeta e eger që ky vend strehon.

Venecia

Rezultate imazhesh për venezia

E njohur për vozitjet e saj romantike me gondolë, qyteti i Venecias, Itali, është duke u fundosur për vite me rradhë. Përmbytjet e rënda janë bërë edhe më të zakonshme kohët e fundit.

Kanioni i madh

Rezultate imazhesh për great canyon

Kanioni i Madh u rendit si një nga 11 vendet më të rrezikuara historike në SHBA nga ana e Trustit Kombëtar për Ruajtjen Historike vitin e kaluar. Ai fitoi një vend në listë, për shkak të projekteve të zhvillimit në rritje, të cilat shkojnë nga minierat e uraniumit të vendpushimet turistike. Këto mund të çojnë në shkatërrimin e pjesëve të rëndësishme të Kanionit të Madh dhe burim e tij kryesor të ujit, lumit Kolorado.

Florida Everglades

Rezultate imazhesh për Florida Everglades

Florida Everglades referohet si parku më i kërcënuar në SHBA. Shumë ujë, futja e llojeve të reja dhe zhvillimi urban janë të gjitha pjesë e problemit.

Pyjet e Kongo Basin

Rezultate imazhesh për kongo basin

Pylli i shiut ne Kongo Basin, Afrike, i dyti më i madh në botë për nga lloji, është edhe një nga zonat me më shumë biodiversitet. Në vitet e fundit, pylli me hapësirë 1.3 milion milje katror është zhdukur me shpejtësi për shkak të minierave të paligjshme dhe parashikohet se dy të tretat e tij mund të zhduken krejtësisht brenda 2040.

Maldive

Rezultate imazhesh për maldives

Maldive, një shtet ishull në Oqeanin Indian, është duke u fundosur ngadalë për shkak të ndryshimit të klimës. Disa shkencëtarë parashikojnë se brenda 100 vjetësh, do të jetë zhytur plotësisht.

Parku Kombëtar Glacier

Rezultate imazhesh për Glacier park

Me mbi 700 milje shtigje, Parku Kombëtar Glacier i Montanas është një parajsë për alpinistët dhe ata që adhurojnë natyrën. Dikur një shtëpi për më shumë se 150 akullnaja, parku tani ka më pak se 25 të tilla dhe është në rrezik të humbjes së tyre në 15 vitet e ardhshme.

Kilimanxharo

Imazh i ngjashëm

Bora piktoreske në malin Kilimanxharo në Tanzani nmund të mos jetë atje edhe për shumë gjatë. Ndërmjet 1912 dhe 2007, akulli aty është tkurrur me një  masë prej 85%.

Akullnaja Mendenhall

Rezultate imazhesh për Mendenhall

Nën akullnajen Mendenhall në Mendenhall Valley te Alaskes, gjenden shpellat e saj që të lënë pa frymë, por që fatkeqësisht vazhdojnë të shkrihen çdo vit.

Qyteti i Humbur Petra

Rezultate imazhesh për petra

Qyteti gjysmë i ndërtuar i Petra-s është një nga atraksionet më të mëdha turistike të Jordanisë, por vendi i famshëm arkeologjik ka ardhur në rënie në shekullin e kaluar për shkak të një kombinimi të erës, shiut, dhe prekjes së vazhdueshme të mureve të saj nga turistët – një arsye pse ju duhet të shmangni prekjen e mureve të saj kur ta vizitoni. Burimi: Businessinsider

femra-moderne.com