Nën drejtimin e Ledina Çelos dhe Kasem Hoxhës, në Pallatin e Kongreseve në Tiranë u zhvillua mbrëmjen e djeshme nata e dytë e Festivalit të 55-të të Këngës në RTSH.
Ashtu si natën e parë, edhe edhe në natën e dytë u prezantuan 12 krijime të reja. Në fund të mbrëmjes u zgjodhën edhe 14 këngëtarët finalistë, Dilan Reka, Edea Demalilaj, Fabiola Agalliu dhe Agnesa Cavolli, Flaka Krelani, Genc Salihu, Lindita Halimi, Lorela, Lynx, Orges Toce, Rezearta Smaja, Xhesika Polo, Xuxi dhe Yll Limani. Ata do të paraqiten mbrëmjen e sotme, ku do të shpallet edhe fituesi.
Finalistët u zgjodhën nga juria në sallë bashkë me votat e publikut nga shtëpite.
Këngët e paraqitura në festivalin, e konsideruar prej vitesh si një nga ngjarjet më të rëndësishme të muzikës së lehtë shqiptare, janë të rrymave të ndryshme muzikore, fryt i bashkëpunimeve midis emrave të njohur, por edhe të rinj të muzikës shqiptare.
Orkestra e RTSH gjatë netëve të festivalit drejtohet nga Jetmir Barbullushi. Ndërsa pritet që e ftuar e nderit e festivalit do të jetë edhe sopranoja shqiptare me famë ndërkombëtare, Inva Mula.
Natën e sotme do të dalë edhe fituesi i Festivalit te 55, që si zakonisht do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurosong.