Leonardo DiCaprio eshte pritur ne nje takim privat nga Papa Francesco ne Vatikan. Rasti i vizites nuk ishte puna e tij si aktor, por si person i angazhuar ne çeshtjet per mbrojtjen e mjedisit.
Ardhja e yllit hollivudian ne Vatikan nuk ishte perfolur fare, madje duket se ishte mbajtur e fshehte nga Selia e Shenjte, e cila vetem ne mengjesin e sotem ka bere te ditur qe Papa do kishte pritur “ne degjim zotin Leonardo Di Caprio”.
Aktori, kandidat per Oscar per rolin e tij ne The Revenant, ndihej shume i emocionuar dhe i nderuar qe Papa i kishte dhene mundesine te takoheshin.
Kostum i zi, elegan sa me s’ka, DiCaprio madje ka folur ne italisht, duke falenderuar Papa Francescon dhe duke i treguar nje liber te piktorit Hieronymus Bosch.
Mesazher i paqes i Organizates se Kombeve te Bashkuara, tanime eshte angazhuar edhe ne mbrojtjen e mjedisit, Leo e ka shume per zemer Enciklikën ekologjike te Papes, prandaj ka kerkuar nje takim me te, gjate te cilit i ka dhuruar te Shenjtit nje çek nga ana e fondacionit te tij bamires “Leonardo DiCaprio Foundation“, e cila ka mbledhur fonde ne ndihme te pyjeve dhe oqeaneve, te cilat cdo dite vihen ne rrezik nga njeriu.