Cili eshte sekreti i aromës së shampanjës…

Aroma marramendëse e shampanjës varet krejtësisht nga cilësia e flluskave të saj. Ky është përfundimi i një studimi nga një grup fizikantësh të Qendrës Kobëtare të Kërkimit Shkencor (CNRS) në Francë, që riprodhojnë në detaj gjithë rrugëtimin e “perlave” të shijshme nga lindja e tyre, gjatë fermentimit të rrushit, deri tek hedhja nëpër gota.

Ky studim shfaq faktorë të ndryshëm që kushtëzojnë shijen dhe aromën e shampanjave. Në fakt, shija e saj nuk varet vetëm nga temperatura në të cilën serviret apo nga forma e gotës, por edhe nga numri i flluskave dhe sasia që ato kanë të dioksidit të karbonit dhe materialeve të lehta organike (molekulat përgjegjëse për aromën).

Imazh i ngjashëm

Jeta një flluske gazi është riprodhuar në detaj falë një modeli të ri fizik

Flluska e gazit lind me fermentimin e rrushit, që krijon dioksid karboni, vazhdon në shishen e mbyllur, ku molekulat e gazit mbeten në një situatë të ekuilibruar, më pas përfundon me krijimin dhe ngjitjen e flluskave drejt grykës. Madje edhe shpërbërja dhe shpërthimi i tyre gjejnë një shpjegim shkencor falë studimeve më të fundit të zhvilluara nga grupi i Thomas Seon në Universitetin “Pierre et Marie Curie” në Paris.

Rezultatet tregojnë se flluska shpërthen pasi arrin pikën e kontaktit mes shampanjës dhe ajrit, duke krijuar mijëra pika të vogla që krijon një “bombë” të pasur me molakula të aromës.

femra-moderne.com