Horoskopi permbledhes i vitit 2017

Me poshte mund te lexoni parashikimin permbledhes per cdo shenje te horoskopti per vitin 2017.

DASHI

Ndryshoni rolin, filloni projekte të reja dhe pranoni sfidat e reja. Viti 2017 mbështet projektet që kanë filluar që vitin e shkuar, nga vera e 2016-ës, ku disa projekte kanë ndryshuar dhe për disa është dashur t’i fillojnë gjërat nga e para. Zgjidhjet për dyshimet që do hasni nuk do vonojnë të vijnë, por nëse luftoni për to. Për ata të cilët janë të pakënaqur me aktivitetet e tyre do të kërkojnë për të ikur në drejtime të tjera, ndërsa pranvera do sjellë zgjidhje në dashuri: ose dashuroni ose lëreni të ikë. Një lajm i mirë mund t’ju prezantohet në vjeshtë, në stinën më të shkëlqyer….

DEMI

Mos dashuroni ndryshimet rastësore, por që nga vera e vitit të kaluar që ka sjellë shumë ndryshime profesionale ose të jetës në përgjithësi është një vit me vendime të mëdha dhe përfundime me surpriza, kur në dhjetor Saturni do të kthehet aktiv në shenjën tuaj. Muajit më të mirë për të marrë vendime do të jenë gjashtë të parët. Horoskopi do të jetë i shkëlqyer për të bërë përpara edhe në fushën sentimentale. Konsideroni që në prill do të jetë muaji që do vendosni për lidhjet tuaja në çift. Sipërmarrësit dhe profesionistët do të marrin projekte të mëdha që nga fillimi i vitit 2018, nisur që në dhjetor të 2017-ës.

BINJAKËT

Qëndron prania e Saturnit edhe në fillim të vitit e cila ju mban akoma në pasigurinë që ju ka shoqëruar edhe gjatë muajve të fundit të vitit 2016. Megjithatë kush ka një rol drejtues dhe prestigjioz do të ecë përpara me sukses. Jupiteri qëndron favorit. Nëse në 2016 keni pasur vështirësi ekonomike, tani shumë llogari do të mbyllen dhe problemi i vetëm me të cilin do të përballeni është lodhja. Kush do të rinovojë një marrëveshje ose kontratë do të gjejë zgjidhje në muajin maj. Dashuria është impulsive, kokëfortë dhe pozitive. Maji, qershori dhe korriku janë muajit më interesantë për ata që duan të martohen.

GAFORRJA

Pjesa e parë e vitit është për të guximshmit, ata që kanë një rol drejtues duhet të kalojnë disa vështirësi dhe pengesa për të arritur qëllimin. Ndërsa punëtorët e pavarur do jenë të kënaqur me punën që bëjnë. Ata që nga vera e kaluar kanë një detyrë prestigjioze shpeshherë do të përballen me njerëz ziliqar. Gjëja më interesante është se që nga stina e pranverës gjithçka do të ndryshojë për mirë. Fillimi i vitit 2017 mund të nisë me tensione dhe probleme për motive financiare ose arsye ligjore, por në fushën e dashurisë do të jetë vera e rëndësishme për të marrë vendime.

LUANI

Viti 2017 nis i shkëlqyer. Saturni do të jetë në aspektin më të mirë për muaji me radhë, ndërsa Urani do ju japë një ndihmesë të veçantë, Jupiteri do të jetë shumë aktiv dhe në fund Marsi do të lëviz nëpër shenjën tuaj nga gjysma e korrikut deri në fillim të shtatorit. Janë shumë mundësi derisa të vijë koha e përshtatshme që njëra prej dëshirave të realizohet. Gjëja më e rëndësishme mund të jetë krijuar dhe të ketë ecur përpara. Ndonjëri mund të hedhë më shumë hapa drejt dashurisë që po përjeton. Nuk do të mungojnë gjërat e reja, kanë qenë të shumta daljet në nivelin financiar që mund të jenë të kompensueshme, dhe në përgjithësi kush punon për vete do të ketë një mundësi më shumë.

VIRGJËRESHA

Viti 2017 ka një zhvillim eksperimental dhe të  riorganizuar. Këto kushte mund të bëjnë që të ankohen mjaft Virgjëresha që do të donin të kishin gjithçka nën kontroll dhe të dinit  se çfarë do të ndodhë pas verës. Realiteti është që për pak kohë duhet të jetoni çdo ditë mirë, edhe për ata që punojnë për një kompani do të duhet të presin të paktën 6 muaj para se të rimarrin një drejtim të tyren. Nuk është e nevojshme të keni frikë nga sfidat e reja, një konfirmim i rëndësishëm do të jetë midis muajit maj dhe korrik. Disa marrëdhënie të paqëndrueshme do të mbyllen deri në pranverë. Konfirmoni gjithçka deri në fund të vitit.

PESHORJA

Mendoni për të ardhmen me optimizëm. Zeusi është në shenjën tuaj prej disa muajsh dhe nuk është rastësi që nga fillimi i verës të vitit 2016 ju keni përjetuar ndryshime në punë dhe pritet të hidhni hapa edhe në fushën e dashurisë siç është martesa apo bashkëjetesa. Kush do të ketë kontradikta dhe do të zgjidhë çështje të tilla do të ketë mundësi suksesi nga fundi i vitit. Qëndrimi për një kohë të gjatë i Venusit do të vërë në lojë jetën sentimentale dhe marrëdhëniet familjare. Në pranverë disa çifte do të përballen me disa probleme, ndërsa gushti është muaji përshtatshëm për tu bërë me fëmijë.

AKREPI

Të gjitha qëllimet që mund të keni do të tregojnë që ky mund të jetë viti i realizimit të tyre. Ka disa elementë të mëdhenj që do ju ndihmojnë në vitin 2017, faza e parë përgatitore vjen me mbështetjen e Jupiterit që hyn në shenjën tuaj nga 10 tetori. Kush ka pak që ka filluar një aktivitet të ri do t’i duhen të paktën 6 muaj për ta çuar përpara, por edhe ata që punojnë si punëtorë kanë gjithashtu kohë për të ndryshuar. Çiftet që duan të arrijnë një ëndërr sado e vogël apo e madhe, pas gushtit do të arrijnë ta realizojnë, ndërsa dashuritë që do të lindin këtë vit do të lënë gjurmë të dukshme në jetën tuaj.

SHIGJETARI

Viti i ri udhëton në drejtim të Saturnit dhe Uranit të cilët do ju mbështesin, planetët ju ftojnë për të ndryshuar ekzistencën e tyre. Disa ndryshime familjare, emocionale dhe personale po karakterizojnë prej disa kohësh një drejtim të ri në jetën tuaj. Në të kundërt lëvizja për një kohe të gjatë e Venusit nga shkurti deri në fillim të qershorit do ju japë një shans më shumë për një ndryshim në jetën profesionale ose dashuri. Do të keni njohje të reja të cilat do ju sjellin ndryshime emocionale dhe shoqërore. Viti 2017 do të jetë definitiv për ata që studiojnë të cilët do marrin përsipër edhe projekte të reja.

BRICJAPI

Kush ka filluar një aktivitet të ri nga fundi i vitit të kaluar nuk përfiton akoma ato që synon. Shpenzimet janë të shumta dhe pjesa e parë e vitit 2017 nuk do t’ju ndihmojë. Disa madje mund të shpenzojnë për një shtëpi të re ose për të çuar përpara një aktivitet, por do të jetë pjesa e dytë e vitit që do të ndryshojë pozitivisht jetën tuaj. Çiftet që janë në një marrëdhënie më të brishtë duhet të kujdesen më shumë deri në pranverë, ndërsa nga tetori deri në dhjetor do të jetë e mundur një zgjidhje e madhe personale dhe afektive. Fillimi i vitit do të jetë i vështirë, por në fund do keni edhe surpriza…

UJORI

Keni një vit plot avantazhe dhe të reja. Prania e Venusit në shenjën tuaj do të shkëlqejë më shumë në pranverë. Kushte ideale për ata që janë beqarë dhe duan të gjejnë dashuri të reja ose ata që duan të marrin vendime të mëtejshme në një marrëdhënie ekzistente. Kushte të favorshme vijnë pas ndikimit të Jupiterit që bashkohet me Saturnin nga janari deri në shtator. Periudha më e mrekullueshme për të bërë projekte është korriku. Nëse një bashkëpunim nuk shkon, do të gjeni një zgjidhje pikërisht në shtator. Vjeshta do të sjellë disa dyshime në çështjet ekonomike.

PESHQIT

Iniciativat e lindura në fund të vitit 2016 vazhdojnë, ndryshimi i referencave do të jenë mundësi e mirë për të zhvilluar projekte të reja që nga fillimi janë dukur pak të vështira dhe pa shpresë, por në fund të vitit do të japin rezultate të mëdha. Ju mund të rifitoni pozicione të reja dhe Jupiteri do jetë në krahun tuaj nga tetori, ndërsa vjeshta do ju sjellë plot surpriza. Disa strategji duhet të ndryshojnë për ata që punojnë në marrëdhënie me publikun ose rrjetet sociale. Ata që për vite me radhë kanë qenë vetëm do kenë mundësinë për të njohur persona të rinj nga periudha e verës. Në muajit e fundit të vitit bashkëpunimet do të jetë më pak të tensionuara dhe më të dobishme. Burimi: noa.al

femra-moderne.com