Shiu i meteorëve, spektakli qiellor më 3-4 janar
Pas fishekzjarreve te nates se nderrimit te viteve, Nëna Natyrë do t’ju japë këtë javë një tjetër mundësi për të nisur 2017-tën me një spektakël qiellor falë shiut të meteorëve i njohur ndryshe si kuadrantida.
Në janar të këtij viti do të mund të shijojmë pak nga ky fenomen jo aq i njohur.
Hëna e re në orët e para të 3 dhe 4 janarit do të ofrojë kushte te favorshme shikimi, kur një mesatare prej 120 meteorësh në orë pritet të ndriçojnë qiellin e natës.
Këtë vit Alaska dhe Hawai do jenë vendet nga ku dushi i meteorëve do të mund të vëzhgohet më qartë, e ku fatlumet do të mund të shohin se si disa herë brenda një minute qielli do të vijëzohet nga meteorë të shndritshëm që do të flakërijnë për një moment para se të veniten.
Kuadrantida, ndodh çdo vit në fillim të janarit e konsiderohet si një nga rrymat më të fuqishme të meteorëve.