Katër mënyra të thjeshta për të parandaluar përhapjen e sëmundjeve sezonale

Katër mënyra të thjeshta për të parandaluar përhapjen e sëmundjeve sezonale.

Në këtë periudhë të vitit duket sikur ka gjithmonë diçka që ndodh përreth, mund të jetë gripi, dhimbjet e fytit, apo shqetësime gastrointenstinale.

Me uljen e temperaturave koha që kalojmë në ambiente të mbyllura është më e gjatë. Kjo gje ja lehtëson punën mikrobeve për të kaluar nga njëri trup në tjetrin. Fatmirësisht ka disa veprime të thjeshta që mund t’i bëjmë për t’u mbrojtur nga këto viroza ngjitese.

4 mënyra që ndihmojnë në parandalimin e përhapjes së virozave të zakonshme:

Lexoni edhe: Si te kurojme gripin dhe ftohjet me rrenje karafili

  1. Lani duart. Përdorni ujë të ngrohtë dhe sapun, fërkojini mirë ato rreth 20 sekonda duke u munduar të arrini të gjitha hapësirat, nën thonj dhe në rrudhat e duarve tuaja. Më tej shplajini ato tërësisht. Nëse nuk keni mundësi të përdorni ujë dhe sapun mund t’u drejtoheni higjenizuesve me bazë alkooli.
  2. Kontrolloni kollitjen dhe teshtimat. Për të shmangur bakteret nga duart tuaja mund të kolliteni apo teshtini në një pecetë (letre) apo në pjesën e këndit mes krahut dhe bërrylit tuaj.
  3. Shmangni vendet e mbipopulluara. Ndoshta e keni te pamundur per shkak te punes, por perpiquni sa më shumë mundeni. 
  4. Përdorni sende të veçanta personale në shtëpinë tuaj. Mundohuni të mos ndani me të tjerët gotat ose pjatat, apo sende të tjera. Peshqirët është mirë të jenë të veçantë.

Lexoni edhe: Luftoni virozat ne menyre natyrale me keto 4 bime



Nëse, pavarësisht nga gjithë përpjekjet tuaja, ju do të bini pre e sëmundjeve sezonale, përpiquni të qëndroni në shtëpi deri sa simptomat të largohen apo për të paktën 24 orë nëse jeni duke marrë një antibiotik. Kjo është një mënyrë efektive për të shmangur përhapjen e sëmundjes tuaj tek të tjerët, sugjerojnë specialistët. Mund të jetë një ide e mirë ndryshimi i furçës së dhëmbëve apo sendeve të tjera personale pasi mund të kenë strehuar bakteret tuaja.

https://femra-moderne.com/supe-100-here-me-efektive-se-antibiotiket/

femra-moderne.com