Konsumoni ushqime te kuqe për një zemër të shëndetshme
Ka disa perime dhe fruta të kuqe të pasura me antioksidues të fuqishëm, ushqime që ndihmojnë në luftimin e sëmundjeve të ndryshme të zemrës dhe ulin rreziqet për goditjet në zemër.
Luleshtrydhet
Luleshtrydhet janë të rëndësishme për sasinë e madhe të manganit dhe vitaminës C që ato përmbajnë. Mangani ka rol jetik në shumë nga proceset metabolike që kryen trupi. Këto përfshijnë mbrojtje nga radikalet e lira, mbajtjen e punës së tiroides në nivele normale, ruajnë fortësinë e kockave dhe rregullojnë sasinë e sheqerit në gjak. Ky frut përmban gjithashtu jod, fibra, kalium, kalcium dhe vitaminën K.Shega
Shega është një frut i pasur me disa lloje antioksidantesh, qe ndihmojnë drejtpërdrejtë në forcimin e arterieve dhe kjo promovon një shëndet sa më të plotë të zemrës. Një studim tregoi se përdorimi i përditshëm i lëngut të shegës për një periudhë kohore tremujore përmirësonte dukshëm rrjedhjen e gjakut.
Domatja
Domatet janë të pasura në likopen, një pigment i kuq, qe ka veti antioksiduese dhe është një burim me vlera të pazëvendësueshme për sa i përket shëndetit të syve dhe të prostatës.
Vera e kuqe
Vera është e mirë për shëndetin, kur nuk teprohet me të, sepse rrit nivelin e kolesterolit HDL, ose e thënë ndryshe, të kolesterolit të mirë. Kjo ndihmon në parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare.
Qershitë
Qershitë përmbajnë antocianinë, nga e cila ato marrin dhe ngjyrën e kuqe. Antocianina është antioksidues shumë i fuqishëm që ka veti unike shëruese. Ajo zotëron veti anti-inflamatore që reduktojnë dhimbjet pas ushtrimeve në muskuj dhe kyçe.
Molla
Një mollë në ditë me shumë gjasa do ta mbaj doktorin larg, sepse përmban quercetin, një element me veti të fuqishme anti-inflamatore që parandalon mpiksjen e gjakut. Konsumojini mollët për mëngjes ose midis vakteve, në vend që të hani ushqime të blera.