Peshku dhe te mirat qe i fal shendetit tone

Peshku nuk duhet të mungojë asnjëherë në një dietë të shëndetshme dhe të ekuilibruar, sepse karakteristikat e tij ushqyese janë shumë të çmuara për shëndetin dhe është një ushqim i përshtatshëm për të gjithë. Përveç se është shumë i lehtë për t’u gatuar, mund të jetë edhe shumë ekonomik, nëse zgjidhet mirë midis shumë llojeve të ndryshme që janë në markatë për çdo stinë.

Proteinat e mira

Peshku është një ushqim i pasur me proteina të mira, në gjendje t’i japë organizmit aminoacidet thelbësore, që nuk mund të sintetizohen nga organizmi ynë, por duhet të futen në dietën e përditshme. Peshku ka avantazhe ndaj mishit, së pari ai nuk përmban yndyrna të dëmshme, por përmban ato yndyrna që kanë efekte të mira për shëndetin tonë.

Yndyrna omega-3 kanë veti të panumërta, ndërmjet të cilave:

  • ulin nivelin e triglicerideve dhe kolesterolit në gjak;
  • ulin presionin arterial;
  • ulin mundësinë e një tromboze ose infarkti.

Përmban omega-3 dhe 6, yndyrna të mira që sot i shtohen edhe qumështit dhe ushqimeve të tjera.

Këto acide lyrore janë efikase edhe për:

  • artritin reumatizmal,
  • psoriazën,
  • astmën alergjike,
  • tumorin në gjoks.

Kripërat minerale

Për karakteristikat e tij ushqyese, peshku duhet të konsumohet 2 ose 3 herë në javë, mundësisht i gatuar në avull, në mënyrë që të mos ndryshojë cilësitë.

> Peshku është i pasur edhe me kripëra minerale, vitamina, kalcium, fosfor, jod, zink dhe selen, dy substanca efikase kundër radikaleve të lira.

Jodi, në veçanti, është një mineral shumë i rëndësishëm për organizmin, sepse garanton funksionimin e mirë të tiroides.

I këshillueshëm për të gjithë

Ngaqë është i tretshëm, peshku është një ushqim i këshillueshëm për të gjithë, në veçanti për ata që duan të rrinë të lehtë. Eshtë i përshtatshëm edhe për të moshuarit, fëmijët, por edhe për sportistët ose për ata që pasi kanë ngrënë duhet të shkojnë menjëherë në zyrë.
Peshku është i këshillueshëm edhe për gratë shtatzëna.

Sipas një studimi nga një grup kërkuesish danezë, gratë që hanë peshk të paktën 2 herë në javë ne periudhën e shtatzënisë:

> kanë më pak mundësi që të bëjnë lindje të parakohshme;

> është më e vështirë që fëmijët e tyre të jenë nënpeshë.

femra-moderne.com