Maria Montessori eshte nje nga te paktat pedagoge qe ka ndihmuar ne revolucionarizimin e menyres se rritjes se femijeve gjate shekullit 20. Ajo ishte e mirenjohur per formulimin e keshillave te shkurtra dhe te paharrueshme per prinderit. Jane keshilla te ndershme dhe me shume mencuri.
Sugjerojme qe keto keshilla t’i lexoni te pakten 1 here ne vit.
- Femijet mesojne nga ambjenti qe i rrethon.
- Nese nje femije kritikohet vazhdimisht, ai meson te ndeshkoje te tjeret.
- Nese femija lavderohet shpesh, ai meson te vleresoje te tjeret.
- Nese kundrejt femijet tregoheni armiqesor, ai meson te luftoje.
- Nese jeni te ndershem me femijen, ai meson kuptimin e drejtesise.
- Nese e perqeshni femijen, ai behet i ndrojtur.
- Nese nje femije ndihet i mbrojtur dhe i sigurte, ata mesojne te kene bese tek njerezit.
- Nese e beni femijen te ndihet i turperuar, ai do mesojne te ndihen gjithmone fajtore.
- Nese femija inkurajohet here pas here, ai do mesoje te kete vetevleresim.
- Nese e begenisni femijen, ai do mesoje durimin.
- Nese femijes i jepni mbeshtetje, ai do mesoje te kete besim në vete.
- Nese femija jeton ne nje atmosfere miqesie dhe ndihet i dobishem, ai do mesoje si te gjeje dashurine.
- Kurre mos flisni keq per nje femije, as ne pranine e tyre, as pas shpine.
- Perqendrohuni ne kultivimin e me te mires ne nje femije. Ne kete menyre s’do kete vend per keq brenda tij.
- Gjithmone degjojeni dhe pergjigjuni pyetjeve te femijeve apo kerkesave qe ju bejne.
- Respektojeni femijen, edhe kur bejne gabime. Ai do jete i afte ta korrigjoje gabimin sa me shpejt te jete e mundur.
- Gjithmone jini te gatshem te ndihmoni nje femije qe kan nevoje per ndihme dhe qendojini menjane kur ata kane gjetur ate qe i nevojitet.
- Mesojini femijet t’i zoterojne heret aftesite. Kjo arrihet duke u siguruar qe rreth e rrotull tyre ka afeksion, paqe dhe dashuri.
- Gjithmone nxirrni ne pah sjelljet me te mira perballe femijeve. Tregojini atyre si te jene me te miret qe munden.