Peshku merluc eshte shume i ushqyeshem fale vitaminave dhe acideve yndyrore Omega 3 qe ka ne permbajtje.
Peshku merluc dallohet nga peshqit e tjere nga ngjyra e bardhe e mishit, por edhe sepse eshte me e lehte per t’u konsumuar. Besojme e keni pare sa e thjeshte eshte per t’i hequr halat dhe kocken e mesit!
Merluci eshte i varfer ne yndyrna dhe eshte e keshillueshme per ata qe ndjekin nje diete me pak kalori. Peshku merluc eshte i vleresuar per permbajtjen e shume mineraleve (fosfor, jod, hekur dhe kalcium).
Duke qene nje nga peshqit me te konsumuar nga shqiptaret, ja menyra me e thjeshte per t’i gatuar: te skuqur.
Perberesit per 4 persona:
- 1/2 kile merluc
- miell (aq sa duhet) – nese deshironi mund ta perzieni edhe me pak miell misri
- vaj luledielli per skuqje
Menyra e gatimit:
- Nxehni vajin.
- Nderkohe perzieni miellin me kripe dhe piper (mund t’i shtoni edhe pak miell misri nese keni deshire).
- Filloni te lyeni peshqit me miell.
- Sapo vaji te kete arritur nxehtesine e duhur, skuqini peshqit per disa minuta (afersisht per 7 minuta ne cdo ane, megjithate kjo eshte ne varesi te madhesise se tyre).
- Kullojini dhe vendosini mbi leter kushine qe te perthithet vaji i tepert.
- Kriposini.
- Te shpejte dhe te shijshem.