Kunguj te mbushur me ton dhe domate jane nje pjate shume e thjeshte dhe e shijshme. Mund ta konsumoni te ngrohte, por edhe ne temperature ambienti.
Perimet e mbushura jane te preferuarat e sezonit veror, sepse mund te shijohen te mbushura ne menyra te ndryshme. Sot ju prezantojme kungujt me nje mbushje te bute me baze peshkun ton dhe domatet –nje mbushje e shpejte per t’u realizuar.
Perberesit per 4-5 persona
- 6 kunguj me madhesi mesatare
- 240 g ton ne vaj
- 4 domate shume te kuqe
- 1 luge majzanoz i grire
- 60 g djathe Grana i grire
- 1 veze
- therrime buke (aq sa duhet)
- kripe, piper, vaj ulliri
Pergatitja:
- Lani kungujt dhe ziejini per 8-10 minuta ne uje te valuar dhe te kripur. Kullojini dhe lerini te ftohen.
- Kulloni peshkun dhe futeni ne nje mikser. Lani domatet dhe pasterojini nga farat e brendshme, pritini dhe shtojini ne mikser. Shtoni edhe vezen, djathin Grana, piperin dhe grijini te gjithe perberesit sebashku.
- Derdheni masen ne nje tas, shtoni majdanozin e grire dhe kripe nese eshte e nevojshme.
- Merrni nje tepsi dhe yndyroseni me pak vaj ulliri.
- Merrni kungujt dhe pritini ne mes per nga gjatesia. Mbushni secilen gjysme me masen e pergatitur dhe vendosini me rradhe ne tepsi. Hidhini siper therrime buke dhe pak vaj ulliri.
- Futini ne furren e parangrohur ne 200°C per 20 minuta ose deri kur siperfaqja te marri ngjyre te arte.
Ju befte mire.
Shikoni receten origjinale ketu.