Qofte me peshk merluc, majdanoz dhe djathe parmixhano
Qoftet e peshkut jane krokante dhe aromatike, te pergatitura me merluc, buke, trumze dhe majdanoz. Qoftet e peshkut mund t’i pergatisni ne topa te vegjel (si ne kete rast) dhe jane shume te mira si antipaste, ose mund t’i pergatisni me te medhaja, duke zene rolin e pjates se dyte. Mund t’i skuqni ose t’i piqni ne furre, do t’i pelqejne shume edhe femijeve.
- Veshtiresia: e ulet
- Pergatitja: 30 min
- Gatimi: 4 min
- Doza per: 60 qofte
Perberesit
- 700 g fileto merluci
- 100 g therrime buke
- 1 tufe majdanoz
- pak trumze
- 2 veze
- 1 thelpi hudher
- kripe
- piper i zi
- 80 g djathe Parmigiano reggiano
- miell oo
- vaj kikiriku (ose luledielli) per skuqje
Pergatitja
- Per te pergatitur qoftet ne fillim duhet te grini tulin e peshkut ne mikser ose ta prisni ne copa te vogla me nje thike te mprehte.
- Ne nje tas te madh perzieni peshkun me therrimet e bukes, shtoni trumzen e grire, majdanozin, hudhren e shtypur dhe djathin e grire.
- Me pas bashkoni dy vezet, kripen e piperin.
- Perziejini mire dhe filloni te formoni me duar qofte te vogla.
- Kalojiji qoftet ne miell dhe me pas tundini ne nje site per te hequr miellin e tepert.
- Nxehni vajin dhe filloni t’i skuqni per rreth 3 minuta.
- Kur qoftet te jene zverdhur, nxirrini nga vaji, kullojini dhe vendosini ne nje leter kuzhine qe te thithet vaji i tepert.
- Shijojini qoftet me peshk te nxehta ose te ngrohta.
Keshilla
- Keshillojme qe t’i konsumoni qoftet e peshkut te ngrohta, por nese deshironi mund t’i ruani ne frigorifer te mbyllura hermetikisht ne nje ene, maksimumi per dy dite.
- Qoftet e peshkut mund t’i piqni edhe ne furre: ngjyeni nje tepsi me vaj ulliri, vendosni qoftet dhe piqini per 20 minuta ne furren e parangrohur ne 180°C. Kujtoni t’i ktheni here pas here.