Make up: Ngjyrat që u shkojnë të gjithave
Revista e njohur Glamour ka anketuar mes firmave më të njohura të makijazhit si Iman, Laura Mercier, MAC, Maybelline, NARS dhe Revlon për të gjetur buzëkuqët dhe tonet e syve që përputhen me çdo tonalitet të lëkurës. Nëse ju e konsideroni veten bardhoshe, brune, ngjyrë gruri apo diku në mes të këtyre tonaliteteve, ja një listë me produkte kozmetike që ju shkojnë të gjitha lëkurave.
Tone sysh që u shkojnë të gjithave
Një nuancë e mrekullueshme për sytë tuaj është toni i vaniljes ose një ngjyrë tjetër e përafërt me një prekje të ngjyrës së artë, në vend të ngjyrës së argjendtë. Ky tonalitet duket shumë bukur tek ato femra, lëkura e të cilave hyn tek ngjyrat e ftohta apo edhe të ngrohta, thotë Karen Chambers, drejtor kreativ i kozmetikës në firmën Iman.
“Kafe, gri dhe e zezë janë gjithashtu tone sysh universale” – shton Gucci Wetman, drejtore e përgjithshme artistike për kozmetikët Revlon.
Buzkuqët që u shkojnë çdo femre
“Një e kuqe e zjarrte, një e kuqe që s’është shumë e errët, por as shumë portokalli, duket bukur tek çdo fytyrë, çfarëdolloj tonaliteti të ketë lëkura” – thotë Chambers.
Westman shton: “Ngjyra fuschia (një tonalitet mes ngjyrës së çiklaminit dhe të kuqes) është një ton miklues, tërheqës mbi çdo buzë, si në formë buzkuqi kompakt, edhe si shkëlqyes. Edhe tonet pak më të zbehta apo të përziera me blu janë të këndshme dhe tërheqëse.”