Supe me karota

Supa me karota eshte nje ide e mire gatimi per te gjithe familjen: e ushqyeshme dhe e shendetshme – eshte e persosur edhe per femijet e vegjel. Eshte shume e thjeshte per t’u pergatitur, prandaj ju sugjerojme ta provoni sa me shpejt. 

Karota është e pasur me vitamina A, B dhe C, si edhe substanca minerale mjaft të çmuara për organizmin. Ajo përmban një substancë të quajtur b-karoten, e cila përmirëson shikimin. Konsumimi i shpeshtë i karotave është i nevojshëm, sidomos për ata persona që vuajnë nga lodhja, dobësia dhe stresi. Karota ndihmon gjithashtu në rritjen dhe zhvillimin e enegjisë e vitalitetit të adoleshentëve. Hekuri që ajo përmban, rrit nivelet e hemoglobinës në gjak, duke luftuar aneminë. Kërkimet e fundit kanë provuar se substanca beta-karoten mund të ndërpresë veprimtarinë e tumoreve e sidomos të mushkërive dhe pankreasit. Per te mesuar me shume rreth vetive kuruese te karotes, klikoni ketu.

Dieta me supë karotash është mjaft e mirë për pastrimin e mëlçisë.

Përbërësit për 4-6 persona:

  •  600 – 800 gr karota
  • 1 qepë
  • 1 spec
  • 30 gr gjalp ose vaj
  • 1 litër ujë
  • një kub i koncentruar perimesh
  • kripë,
  • piper i bardhë i bluar
  • 100 ml qumësht ose pana.

Menyra e gatimit:

  • Karotat dhe speci pastrohen, qërohen dhe priten në rrathë.
  • Qepa qërohet dhe grihet imët.
  • Gjalpi hidhet në tenxhere, kaurdisët qepa, shtohen edhe perimet dhe bashkë kaurdisën për 2-3 minuta, pastaj shtohen kubi i supes dhe uji.
  • Supa zihet 15-20 minuta.
  • Pas zierjes, tenxherja hiqet nga zjarri, perimet behen pure ne mikser.
  • E hedhim perseri supen ne tenxhere dhe e veme ne zjarr, i shtohet qumështi ose pana dhe sapo të marri valë, supa hiqet nga zjarri.
  • Zbukurojeni me nje degez majdanoz.

Keshille: Ne kete recete kemi perdorur kubin e koncentruar te perimeve, por mund ta zevendesoni me leng te fresket perimesh.

Lexoni edhe: Supe me kungull e karota

Supe me karota dhe portokall (2 menyra per ta gatuar)

femra-moderne.com