Vetitë kuruese të karotës

Karotat janë te pasura me provitamina A dhe vitamina C, B1, B2, PP, D, E, natrium, kalium, kalcium, fosfor, sheqerna, shumë fibra të tretshme (kryesisht pektinë) dhe 95% ujë.

Përveçse u bën mirë dhëmbëve dhe ndihmon në zbardhjen e tyre, karota i jep energji trupit tonë, duke stabilizuar nivelin e kolesterolit në gjak. Gjithashtu, mund të përmendim edhe vetitë e betakarotenit tejet të këshillueshme nga mjekësia moderne si një element bazë për jetëgjatësinë dhe funksionimin e mirë të të gjitha organeve të njeriut. Karotën eshte një ushqim i shkëlqyer me veti antioksiduese, pastruese, që ndihmon tretjen, na jep nje ndihme kundër diarresë dhe kundër anemisë.

Disa nga vetitë kuruese të karotës

  • Karota hap oreksin dhe rrit sekretimin e lëngjeve gastrike. Është një terapi mjaft e mirë kundër kolitit, irritimeve të zorrëve dhe ulçerave të stomakut.
  • Aftësitë diuretike të karotës e mbrojnë fshikëzën e urinës nga infeksionet.
  • Karota ka aftësi dizintoksikuese, të cilat ndihmojnë ata persona që vuajnë nga aknet në fytyrë dhe ekzamat.
  • Një veti e mrekullueshme e lëngut të karotës, është se ai ndihmon në nxjerrjen e sekrecioneve të mushkërive (gëlbazave), duke e lehtësuar kështu organizmin në raste bronshitesh apo gripi.
  • 1-2 karota në ditë ul kolesterolin e gjakut në 10%, duke ndihmuar në mbrojtjen e organizmit nga tensioni dhe sëmundjet kardivaskulare.
  • Karota ka edhe një tjetër të mirë pasi i fal shëndet dhe gjallëri lëkurës.

Pini në mëngjes lëng karote të shtrydhur

Organizmi do t’ju funksionojë më mirë, po ashtu mëlçia zorra e trashë dhe veshkat. Kjo përzierje lëngjesh është një burim antioksidantësh natyrorë që parandalojnë formimin e rrudhave dhe favorizojnë daljen jashtë rregullisht.

Një gotë lëng karotash gjysmë ore para mëngjesit, ndihmon organizmin e fëmijëve që vuajnë nga parazitët e zorrëve.

Përdorini si snack

Një ose dy karota mund të zëvendësojë një snack (zëmër), paradite ose pasdite. Nëse karotat konsumohen të ziera në vakt, mund t’u shtoni pak vaj ulliri, gjë që bën të mundur asimilimin më mirë të betakarotenit, provitaminën e tretshme që në mungesë të yndyrës, në pjesën më të madhe të rasteve humbet.

femra-moderne.com