Kjo nuk eshte nje shaka, por mese e vertete: Beyoncé eshte perseri shtatzene dhe pret jo nje, por dy bebe.
Mbreteresha e muzikes para pak oresh beri publik lajmin se, kete vit, ajo dhe bashkeshorti i saj Jay Z do te behen perseri prinder, por kesaj radhe te binjakeve. Bashke me lajmin ajo ka postuar edhe nje foto e veshur me te brendshme, qe tregon barkun e fryre.
“Do donim te ndanim dashurine dhe gezimin tone. Jemi bekuar dy here me radhe. Jemi shume mirenjohesh qe familja jone do te shtohet me dy pjesetare te rinj dhe ju falenderojme per urimet e mira. The Carters,” – shkruan ajo perbri fotos ku duket qarte edhe barku.
https://www.instagram.com/p/BP-rXUGBPJa/?taken-by=beyonce
Mamaja e re duket rrezellitese, nderkohe qe pozon mbi nje fron me lule.
Cifti i famshem i showbizit kane edhe nje vajze pese vjecare, Blue Ivy e cila shume shpejt do te behet moter e madhe.